• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Vendimi për dozën e tretë të vaksinës në Kosovë, çështje ditësh
Home
Rajon

COVID-19/ Vendimi për dozën e tretë të vaksinës në Kosovë, çështje ditësh

11 November, 2021 s.autor Rajon

Vendimi për dozën e tretë dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit pritet të merret shumë shpejt edhe në Kosovë.

“Është çështje ditësh marrja e vendimit, pasi Komiteti për imunizimin e popullatës kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës së tretë”, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë qysh në muajin shtator që të nisë me dhënien e dozave të treta.

Dozat e tilla kanë nisur të jepen në shumë vende të botës, pas rekomandimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregullatorë të tjerë shëndetësorë.

Dozë përforcuese është ajo që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar, për t’i ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes që mund t’i ketë rënë me kalimin e kohës.

Doza e tretë konsiderohet ajo që i jepet dikujt që nuk ka krijuar përgjigje të fuqishme imunitare nga seritë e para të vaksinimit.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit dhe deri më 10 nëntor më shumë se 745,000 qytetarë – apo mbi 41 për qind e popullatës së përgjithshme – i kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Ahmeti: Doza e tretë për të parandaluar situata të rënda epidemiologjike
Profesori në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Sali Ahmeti, thotë se Kosova, që të jetë e përgatitur për ndonjë valë më të ashpër të pandemisë COVID-19, duhet të vendosë për administrimin e dozës së tretë të vaksinës.

Sipas tij, gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës, imuniteti fillon të ulet nën vlerat mbrojtëse.

“Ne kemi filluar me vonesë vaksinimin, në raport me vendet tjera. Vaksinimi masiv ka filluar nga qershori dhe [të vaksinuarit] kanë ende imunitet mbrojtës, solid, por gjashtë muaj pas dozës së dytë, unë preferoj të merret edhe doza e tretë, si në vendet e tjera”, thotë Ahmeti.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan të mërkurën se kanë identifikuar variantin Delta Plus të koronavirusit në 12 mostra.

Ky variant, i identifikuar nga shkencëtarët britanikë në muajin shtator, është duke u monitoruar nga shkencëtarët për të parë nëse është më ngjitës ose më vdekjeprurës se variantet e tjera.

Doza e tretë e vaksinës ka nisur tashmë të ofrohet në disa vende të Ballkanit Perëndimor – në mesin e tyre edhe në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në Serbi.

Për dallim prej Kosovës, vendet e rajonit po përballen me situatë më të rëndë epidemiologjike.

Për krahasim, shkalla e pozitivitetit të rasteve në Kosovë aktualisht është nën 1 për qind, ndërsa në Mal të Zi është rreth 20 për qind.

Në Evropë, Gjermania, Republika Çeke, Bullgaria, Rumania dhe vende të tjera kanë raportuar këtë javë shifra rekorde të të infektuarve.

Nuk ka vend për relaksim
Infektologu Sali Ahmeti thotë se situata aktuale në Kosovë nuk duhet të merret si relaksim.

“Këtë situatë duhet ta shfrytëzojmë për mundësitë e ballafaqimit me skenarë më të ashpër. Një ndër këto ballafaqime është edhe aplikimi i dozës së tretë të vaksinës. Situata epidemiologjike në rajon dhe në vendet e tjera të BE-së e dikton mundësinë e shtimit të numrit të rasteve në javët e ardhshme, nëse ne tregohemi të pakujdesshëm”, thotë Ahmeti.

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, thotë se situata në Kosovë është stabile, por shton se duhet pasur kujdes për të parandaluar shtimin e rasteve të reja.

“Duke u nisur nga kjo situatë në vendet e rajonit, duhet respektuar masat dhe duhet përgjigjur vaksinimit masiv, si arma më e mirë dhe e sigurt në luftimin e COVID-19”, thotë Vishaj.

Masat që janë në fuqi në Kosovë, përfshijnë mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura publike, si dhe dëshminë e vaksinimit apo të testit negativ për hyrje në qendra tregtare, restorante, bare dhe vende të tjera publike.

Më 10 nëntor në Kosovë kanë qenë 444 raste aktive me koronavirus.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka marrë vendim për vaksinimin edhe të shtetasve të huaj që ndodhen në Kosovë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERI "FËRKON" DUART NGA ARRITJA E MARRËVESHJES/ Zilaktërit 400 milion euro në hyrje
Previous article KUJDES! 7 sjellje që pa e kuptuar ju shkatërrojnë lidhjen

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT