• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Varianti Delta përbën 97 për qind të rasteve të reja në Gjermani
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Varianti Delta përbën 97 për qind të rasteve të reja në Gjermani

7 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Varianti më ngjitës i koronavirusit Delta tani përbën rreth 97 për qind të rasteve të reja të COVID-19 në Gjermani. Instituti Robert Koch konfirmoi 3.448 raste të tjera me koronavirus në 24 orët e fundit, duke treguar se numri i rasteve ishte përsëri në një trend rritës. Autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 3.000 raste të reja për ditën e tretë me radhë, për herë të parë që nga qershori. Sipas institutit, rastet e reja janë rritur veçanërisht tek adoleshentët dhe të rinjtë.

Deri më sot, kishte 29.900 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin. Pavarësisht nga rritja e shpejtë e numrit të rasteve në javët e fundit, numri i të hospitalizuarve dhe numri i vdekjeve mbetën relativisht të ulëta, në krahasim me valën e parë dhe të dytë të pandemisë në Gjermani. Autoritetet shëndetësore konfirmuan 24 viktima të ndërlidhura me koronavirusin, nga 30 vd ekje të raportuara një javë më parë.

Aktualisht, 393 pacientë që janë në gjendje të rëndë po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv. Gjermania ka rritur fushatën e saj të vaksinimit kohët e fundit dhe ka arritur përparim të rëndësishëm në vaksinimin e plotë të një përqindje të lartë të popullsisë së saj kundër COVID-19. Deri dje, rreth 45 milionë njerëz në Gjermani, që është 54,1 për qind e popullsisë, u vaksinuan plotësisht kundër virusit, ndërsa më shumë se 51,8 milionë njerëz, 62,2 për qind e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTROHEN 30 MIJË EURO NË KAKAVIJË/ Francezi nuk i deklaroi në kufi, procedohet...
Previous article ZJARRI NË MAJËN E RUNËS/ RREZIKOHET Tuneli i Kalimashit, flakët afrohen pranë...

s.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT