• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Vaksina AstraZeneca provohet për herë të parë tek fëmijët
Home
Jetë

COVID-19/ Vaksina AstraZeneca provohet për herë të parë tek fëmijët

17 February, 2021 s.autor Jetë

Vaksina britanike anti-COVID, AstraZeneca ditën e djeshme ka nisur eksperimentin e saj të ri, për të testuar nëse ajo është efektive edhe tek fëmijët.

Studiuesit, do të përdorin 300 fëmijë vullnetar nga mosha 6 deri në 17 vjeç në Britaninë e Madhe për të parë se si do të reagojnë ata ndaj vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.

Sylvia Hobson, 12-vjeç një nder vullnetaret e eksperimentit tha se vendosi të merrte pjesë në të pasi donte të kontribuonte sado pak në këtë luftë të përbashkët kundër COVID-19.

“Unë doja ta bëja vaksinën pasi ky virus ka shkatërruar jetën e të gjithëve. Ne po kalojmë një kohë shumë të vështirë, dhe pasi përmes kësaj mund të ndihmoj sado pak, doja ta bëja”, tha ajo.

Ndërkohë, 16-vjecarja Tilda tha se vaksina kundër COVID-19 ishte më mirë seç mendonte se do të ishte.

“Ishte në rregull, shumë më mirë sesa mendoja se do të ishte. Unë jetoj relativisht afër, kur pashë se po ndodhte e gjithë kjo mendova të bëhesha dhe unë pjesë dhe të ndihmoja.”, tha Tilda.

Një nder infermieret përgjegjëse për vaksinimin e fëmijëve tha se vullnetarët do t’u mundësojnë shkencëtarëve të zbulojnë nëse vaksina AstraZeneca ka të njëjtin efekt tek fëmijët.

Lajmin për këtë eksperiment e dha pediatri dhe kryeinspektori i provës së vaksinës Andrew Pollard, ku tha se pavarësisht se COVID-19 nuk prek fëmijët në shumicën e rasteve është e rëndësishme të kemi siguri për efektivitetin e saj te fëmijët.

AstraZeneca aktualisht është në disponim dhe përdorim të shumë vendeve në botë. Ajo ka marrë prej kohësh edhe dritën jeshile nga EMA dhe shumë shtete të BE-së kanë nisur vaksinimin me AstraZeneca, megjithatë kohët e fundit ka hasur probleme në prodhim duke shkaktuar vonesa në shpërndarje.

Ndërkohë ditën e djeshme OBSH-ja ka aprovuar vaksinës britanike anti-COVID për përdorim emergjent.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ ARRSH: Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare
Previous article NJË I BURGOSUR ME COVID/ Transportohet te Infektivi për kontroll nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni Jetë

MOS I LINI MË NË PRIZË/ Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT