Teksa shifrat e rasteve me COVID-19 nuk janë ulur, kjo ka detyruar autoritetet britanike që të mbyllin sërish klubet e natës. Kjo pasi disa klientë që frekuentonin këto mjedise rezultuan pozitivë.
Ndonëse klubet dhe restorantet u lejuan të presin klientë në Angli nga 4 korriku, shumë prej klientëve nuk respektuan masat e distancimit social, ndërsa 3 lokale u mbyllën.
Kryeministri Boris Johnson i bëri apel të gjithë atyre që konsumojnë alkool të silleshin me përgjegjshmëri, por pamjet gjatë fundjavës tregonin turma të mëdha jashtë lokaleve, ku vetëm distancimi social nuk respektohej.