• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Studim në SHBA: Një në tre të rinj mund të sëmuret rëndë nga infeksioni
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Studim në SHBA: Një në tre të rinj mund të sëmuret rëndë nga infeksioni

15 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa ka rifilluar jeta e natës, janë hapur baret e restorantet dhe teksa plazhet kanë filluar të popullohen, një studim i kryer nga Universiteti i San Franciskos po na bën të mendojmë…

Sipas hulumtimit, të botuar edhe në ‘Journal of Adolescent Health’, një në tre të rinj të moshës 18-25 vjeç mund të sëmuret rëndë me Covid-19.

Të moshuar dhe të rinj

Autorët e studimit, pasi ekzaminuan të dhënat në lidhje me një kampion përfaqësues kombëtar në SHBA të rreth 8,400 meshkujve dhe femrave midis moshës 18 dhe 25 vjeç, dolën në përfundimin se meshkujt janë më të prirur të preken nga Covid.

Gjithashtu studimi tregoi se ndërsa pacientët mbi moshën 65 vjeç kanë një probabilitet dukshëm më të lartë për t’u shtruar në spital sesa të rinjtë, ky hendek nga dita në ditë po ngushtohet.

Në fakt, nga të dhënat e mbledhura nga 18 prilli e deri më 30 qershor, në javën e parë të hulumtimit kishte 8,7 spitalime për 100 mijë të rinj të grupmoshës 18-29 vjeç, dhe 128.3 spitalime për 100 mijë të grupmoshës mbi 65 vjeç.

Por në javën javën e fundit të qershorit, numrat ishin përkatësisht 34.7 spitalime për të rinjtë dhe 306.7 për të moshuarit, që do të thotë një rritje prej 299% spitalime për të rinjtë, dhe 139% për të moshuarit.

Me pak fjalë, megjithëse vlerat absolute janë akoma vendosmërisht në disavantazh për prindërit dhe gjyshërit, shtrimet në spital për nipërit dhe mbesat janë rritur me më shumë shpejtësi.

Zakoni i pirjes së duhanit

Ekipi i studiuesve të udhëhequr nga Sally Adams, përcaktoi gjithashtu se në mesin e 6,741 jo duhanpirësve, ndjeshmëria për të zhvilluar Covid19 në një formë më serioze është rreth 16% krahasuar me 31.5% te ata me vesin e konsumimit të duhanit.

Duke folur për duhanpirësit, autorët përfshinë jo vetëm përdoruesit e cigareve por edhe përdoruesit e cigareve elektronike në këtë kategori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAMILJARËT I DËRGUAN LULE PËR DITËLINDJE/ Ndërron jetë 49-vjecarja me Covid 19 në Infektiv
Previous article ZBULON DETAJE NGA DRAFTI I 5 QERSHORIT DHE LISTAT E HAPURA/ Gjiknuri: Mund të sjellin tensione, por…

s.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT