• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Silva Bino: Në Shqipëri ka patur raste sporadike me koronavirus që në shkurt
Home
Sociale

COVID-19/ Silva Bino: Në Shqipëri ka patur raste sporadike me koronavirus që në shkurt

15 April, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefja e epidemiologjisë së ISHP-së në Shqipëri Silva Bino, thotë se ka patur që në shkurt raste të identifikuara me koronavirus.

Në një intervistë për Abcnews, Silva Bino deklaroi se në muajin shkurt janë parë raste sporadike dhe jo të rënduara të qytetarëve të prekur me koronavirus. (Kujtojmë se më 9 mars u konfirmuan zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19)

Bino: … kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm. Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet.

Më tutje shefja e epidemiologjisë ka sqaruar sesi janë raportet dhe numrat në Shqipëri mbi përqindjen e të prekurve me koronavirus. Bino tha se nën moshën 50 vjeçare, vdekshmëria shkon deri në 2%, ndërsa në grupet me moshë më të lartë në një numër më të lartë. Sipas saj, në Shqipëri mosha mesatare e të vdekurve prej Covid-19 është rreth 65 vjeç, ndërsa shumica e viktimave i kalojnë të 70-tat.

Pjesë nga intervista:

Xhafo : Nuk dimë në vlerë përqindjen personave  te prekur?

Bino: Ky është proces që ka një muaj, ne i riverifikojmë të gjitha të dhënat. Është një proces që kryhet brenda 24 orëve. Nën moshën 50-vjeç vdekshmëria shkon në 2%, në grupet e tjera është shumë më e lartë.

Xhafo: Mosha mesatare e viktimave?

Bino: Mosha mesatare e vdekshmërisë është 65-vjeç, por përqindja më madhe e tyre është mbi 70-vjeç.

Xhafo: A e kemi kaluar pikun dhe nëse po, kur e patëm dhe a patëm ndonjëherë?

Bino: Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm.

Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet.

Xhafo: OBSH e ka përcaktuar në datën 27 se çfarë është COVID-19, çfarë nxirrnin analizat tuaja?

Bino: Ne identifikonim rastet, nuk nxirrnim analizat. E rëndësishme dhe ajo çfarë është kryer pas pandemisë, me rëndësi është mbikëqyrja e sëmundjes së rëndë respiratore- akute. Mund të themi që nga janari nuk kemi pasur raste me sëmundje të rëndë respiratore – akute.

Pavarësisht se shenjat e para ngjajnë, koronavirusi, ka tashmë, disa shenja të tjera që janë karakteristike për të, që kanë të bëjnë me shijen dhe nuhatjen. Do të bëhen studime më të thelluara, për të pasur më shumë detaje.

Xhafo: A po përgatiteni të zhvilloni testin e imunoglobulinës?

Bino: Për të parë nëse kemi të bëjmë me sëmundje infektive, ne identifikojmë virusin, izolohet në kultura qelizore. Nuk kemi laborator të biosigurisë 3 dhe 4 që të bëjmë izolimin e virusit. Por, kemi laborator për infeksionet respiratore, për izolimin e gripit.  Zbulimi i virusit ndodh ditët e para të sëmundjes.

Organizmi lufton me fakocitet dhe qelizat e zgjuara, kemi imunitet qelizor dhe imunit që prodhon kundër trupa, pas ditës së pestë të sëmundjes.

Sot nuk kemi teste specifike për Covid-19, kemi teste emergjente, por në një prononcim të Akademisë Amerikane të Shkencave, thuhet që këto teste duhet ti vlerësojmë, dhe këtë po bëjmë edhe ne, për të parë se si këto teste shkojnë më diagnozën molekulare.

Kalimi i infeksionit nuk e bën personin imun. Akoma nuk kemi teste të përcaktuara. Në shumë sëmundje virale për të vënë diagnozën ndërtohet kombinimi i testeve diagnostike. Nuk është pasaportë imuniteti, duhet në fillim të vlerësohen dhe më pas do të shikohet personeli ka kaluar infeksion apo jo.

Xhafo: Shkodra sot ka 71 raste, çfarë ndodhi? Përse doli situata jashtë kontrollit?

Bino: Shkodra ka bërë shumë tepër teste se rrethe e tjera. Masat e distancimit social nuk janë zbatuar. 60% e rasteve të cilat janë testuar në Shkodër janë asimptomatik. Kjo është bërë në bazë të gjurmimit dhe testimit. Në fillim testohen persona të cilat kanë shenja, pasi kjo nuk është një sëmundje që e bëra testin dhe nuk kam gjë. Duhet kuptuar që duhet të jesh në kontroll dhe duhen marrë disa masa të distancimit social. Kjo nuk është pandemia më e keqe që ne presim.

Më tej Bino tha se përparësi marrin persona që mund të jenë me sëmundje të rënda dhe persona që kanë mundësi apo kontakte me persona të prekur nga COVID.

Xhafo: A arrini të bëni hetimin e duhur për të kapur të gjitha rastet?

Bino: Zgjerohemi në brezin e parë të dytë dhe të tretë, gjithashtu edhe në llojin e sëmundjes që ata paraqesin.

Xhafo: Metodogjia që përdorni për të përcaktuar nëse një person që ndërron jetë është viktimë e COVID-19?

Bino: Me vdekshmërinë merret një grup ekspertësh i përcaktuar, të cilët përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes.

Xhafo: A prisni të zhduket epidemia apo mund të rikthehet në vjeshtë?

Bino: Virusi ka mendjen tij, në mundohemi të kuptojmë sa më shumë në lidhje me virusin dhe sjelljen e tij tek njerëzit. Kemi projeksione matematike dhe shkojmë sipas modelit që është përgatitur. Kur sëmundja ka vdekshmëri të lartë ka gjasa të zhduket më herët, por kur nuk ka një vdekshmëri të lartë nuk ka gjasa që të zhduket shpejt.

Kjo është një sëmundje që ka thyer të gjitha barrierat. Kemi bërë gjurmimin e thelluar epidemiologjik, kemi eksploruar përtej masave. Virusi mund të qarkullojë në mënyrë më të ulët gjatë verës, por gjithnjë duhen respektuar masat e distancimit social.

Xhafo: Si do ti bëjmë ballë virusit nëse imunitetin e tufës e kemi shumë të ulët?

Bino: Do të shohim se si do të sillet virusi gjatë kësaj kohe. Do të përpiqemi të ruajmë sjelljen. Asimptomatikët krijojnë imunitet në popullatë, besoj do të dalin teste për të parë edhe imunitetin e popullatës, por duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Media gjatë pandemisë: ekspertë vs gjithologë
Previous article KORONAVIRUSI QARKULLON EDHE MES KAFSHËVE/ Panariti: Mos i prekni, mos i puthni

k.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT