• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Shqiptari në Zvicër shpik një pajisje që po konsiderohet shpëtim kundër koronavirusit
Home
Sociale

COVID-19/ Shqiptari në Zvicër shpik një pajisje që po konsiderohet shpëtim kundër koronavirusit

14 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ardian Shajkofci ka shpikur një pajisje autonome, e quajtur CoronaSense, e cila mundëson matjen e temperaturës së punonjësve ose vizitorëve. Pajisja është e menduar për biznese, shkolla ose organizime për të parandaluar shpërndarjen e Covid-19. Shkencëtari i ri, në një intervistë për albinfo.ch flet lidhur me shpikjen e tij, rrugën e deritashme jetësore e profesionale si dhe ambiciet për të ardhmen.

Albinfo.ch: Disa ditë më parë, ishit i ftuar në emisionin Forum për të folur rreth shpikjes tuaj të matësit termik për bizneset. Para se të hyjmë në thellin e temës, a mund të prezantoheni shkurtimisht, do të thotë të flisni rreth përvojës suaj por edhe për origjinën dhe historinë e migrimit të familjes suaj?

Adrian Shajkofci: Pas përfundimit të shkollës së lartë në Saint-Maurice (Valis, Zvicër), kam kryer një Bachelor në bio-inxhinieri në EPFL (Lozanë, Zvicër). Pastaj kam filluar një doktoraturë në elektronikë dhe trajtim të sinjalit në fushën bio-mjekësore në EPFL dhe Idiap Research Institute (Martigny, Zvicer). Mendoj të përfundoj tezën e doktoratures në fund të këtij viti. Kam lindur në Martigny nga një babë me origjinë shqiptare dhe një nënë nga Fribourg-u. Babai është vendosur në Zvicër në 1987 dhe qëndron këtu nga 1987.

Albinfo.ch: Cila është shpikja juaj. A mund ta përshkruani për lexuesit tanë?

Adrian Shajkofci: Është një pajisje autonome, e quajtur CoronaSense, e cila mundëson matjen e temperaturës së punonjësve ose vizitorëve. Pajisja është e menduar për biznese, shkolla ose organizime për të parandaluar shpërndarjen e Covid-19. Ajo paraqitet si një kuti e vogël, e vendosur në këmbë ose kundrejt një muri ndaj të cilës përdoruesi paraqet ballin. Pas një sekonde, pajisja sjell një diagnozë duke krahasuar të dhënat e pranuara në një databazë të masave tjera dhe parametrave tjera siç është temperatura e mjedisit, moti, distanca mes aparatit dhe përdoruesit si dhe matjet e mëhershme. Është e mundur që të integrohen bexhet e hyrjes së kompanisë për njoftime personale.

Albinfo.ch: Cila është risia dhe dobitë që sjell shpikja juaj ? A është patentuar?

Adrian Shajkofci: është sistem i thjeshtë por efikas i cili përqendrohet në elementin më thelbësor, që është saktësia e diagnozës. Risi kryesore është ndjekja e personalizuar e temperaturave. Në fakt, për arsye të dallimeve fiziologjike, temperatura e trupit dallon në mes të individëve. Pajisja ime mundëson ruajtjen e një gjurme për secilin person dhe vendosjen e një nivelit të alarmit individual të temperaturës. Po ashtu, pajisja është e lidhur përmes valëve dhe mund të dërgoj njoftime përmes email, sms, mund të hap dyer ose të dërgoj alarme. Për më tepër, është e mundur nxjerrja e raporteve orare ose ditore. Funksione me komplekse janë të programueshme nga një bazë të kontrollit e cila është e thjeshtë për t’u përdorur. Nuk e kam patentuar sepse nuk kemi të bëjmë me një shpikje teknike në veti por një kombinim i besueshëm dhe i përballueshëm i teknologjive ekzistuese.

Albinfo.ch: A është shpikja juaj e përballueshme nga pikëpamja e çmimit, për bizneset e vogla dhe të mesme?

Adrian Shajkofci: Me çmim më të ulet se 800 CHF, është shumë e përballueshme nëse e krahasojmë këtë pajisje me të tjerat që janë në dispozicion (punonjësit e sigurimit ose kamerat termike që kushtojnë më shumë se 4000 CHF.)

Albinfo.ch: Cili është rreziku i mundshëm edhe për punëtoret , nëse ua matim temperaturën kundër vullnetit të tyre? A mund të ketë konflikt të mundshëm me sekretin mjekësor dhe mbrojtjen e të dhënave personale?

Adrian Shajkofci: Temperatura gjithmonë matet në mënyrë vullnetare sepse duhet të paraqiteni para pajisjes dhe të pritni një sekondë që të gjitha masat të kryhen. Edhe pse të dhënat e matura nuk kanë vlerë mjekësore të tyre (nuk merren nga një mjek), kam insistuar në konfidencialitetin e të dhënave. Në fakt, ato ruhen brenda kompanisë dhe jo në cloud dhe të gjitha llogaritjet bëhen nga pajisja dhe jo nga ndonjë shërbim të jashtëm. Prandaj nuk ka mundësi që të dalin të dhënat. Për më tepër, të dhënat e një bexhit mund të kriptohet për të garantuar anonimitet. Megjithatë, në disa situata, për shembull nëpër shkolla, do të ishte e dobishme që të vendoset një emër në matjen e temperatures.

Albinfo.ch: A mbani raporte me kulturën dhe vendin e origjinës tuaj?

Adrian Shajkofci: I mbaj përmes babait tim dhe lidhjeve të tij. Po ashtu, shkojmë në pushime në Kosovë dhe Shqipëri për të (ri)zbuluar kulturën e anës së babait.

Albinfo.ch: A besoni se mund të punoni një ditë për kompani shqiptare?

Adrian Shajkofci: Jam sigurisht i hapur për të punuar me biznese të të gjitha nacionaliteteve.

Albinfo.ch: Cila është e ardhmja e karrierës suaj?

Adrian Shajkofci: Prioriteti im, përveç prodhimit, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së CoronaSense, është të përfundoj doktoraturen time në shtator. Pastaj, mendoj të orientohem ne industri por nuk e di a do të më çojë era në universin premtues por të pamëshirshëm të start-upëve apo në atë të kompanive të vendosura mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUET VAJZASH/ Nora Istrefi po sjell bashkëpunim me reperen e njohur shqiptare (VIDEO)
Previous article SERBI/ Aleksandër Vuçiç: Zgjedhjet më 21 qershor, nuk shtyhen sërish

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT