• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

24 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Shkencëtarët italianë në alarm, kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme…
Home
Jetë

COVID-19/ Shkencëtarët italianë në alarm, kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme…

13 January, 2021 shqipe.autor Jetë

Ekspertët e Komitetit Teknik Shkencor në Itali kanë kundërshtuar zbutjen e masave kufizuese nga qeveria. Ata ftojnë qeverinë italiane, lidhur me zbutjen e masave të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi të premten më 16 janar, që ta rishikojë atë, për të ruajtur, por pse jo edhe për të shtrënguar masat e urgjencës edhe për gjashtë muaj të tjerë (Korrik). Në anën e shkencëtarëve janë edhe shifrat konkrete.

Rreth 14 mijë infeksione të reja në një ditë dhe një normë pozitiviteti që nuk ka rënë nën 10% për çdo ditë, por, mbi të gjitha, në vendin fqinj numërohen 616 viktima në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i urgjencës së pandemisë, virusi u ka marrë jetën gati 80 mijë njerëzve, çka përbën një masakër. Ekspertët, sipas rekomandimeve që i kanë nisur qeverisë, bazohen në katër elementë që sipas tyre, e bëjnë të nevojshme zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Para së gjithash, ndikimi “ende i rëndësishëm” që ka virusi në shtretërit e spitaleve për pacientë që ndodhen në kujdes intensiv.

Sipas të dhënave të fundit të monitorimit, 13 rajone dhe provinca autonome kanë tejkaluar pragun kritik.

Por jo vetëm kaq: ekziston një situatë ndërkombëtare “shqetësuese”, siç tregohet nga ajo që po ndodh në Britaninë e Madhe, e cila mund të përhapet shumë shpejt.

Edhe në Gjermani ekziston rreziku i mbivendosjes midis gripit sezonal dhe Covid i cili mund të shkaktojë mbingarkesë të shërbimeve shëndetësore. “Prandaj është e nevojshme të përballeni me pandeminë”, – është përfundimi i shkencëtarëve, – “me mjetet që garantojnë gjendjen e jashtëzakonshme, të paktën deri në fund të korrikut kur vaksina do të ketë arritur efektet e saj pozitive në popullatë”.

Dhe nga ky këndvështrim, indikacionet e dhëna nga shkencëtarët në fund të takimit të sotëm, pritet të shqyrtohen nga qeveria.

Italia i ndezi sot dritën jeshile Kampionatit Botëror të Skive në Cortina, por me dyer të mbyllura dhe me rekomandimin që atletët të qëndrojnë në qytet sa më pak të jetë e mundur për të shmangur grumbullimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENGUAN POLICINË TË ARRESTOJNË ISH-KREUN E QARKUT KUKËS/ Pranga 6 personave, në kërkim edhe i vëllai (EMRAT)
Previous article "VAKSINAT RUHEN NGA INSTITUTI I SHËNDETITI PUBLIK DHE POLICIA"/ Epidemiologu Ulqinaku: Deri në shkurt 30 mijë doza

shqipe.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ndërron jetë gazetari legjendar i CNN Larry King Jetë

ISHTE I INFEKTUAR ME COVID-19/ Ndërron jetë gazetari legjendar i CNN Larry King

E PAZAKONTË/ Çifti i famshëm i pinguinëve gay bëhen “prindër” për herë të dytë Jetë

E PAZAKONTË/ Çifti i famshëm i pinguinëve gay bëhen “prindër” për herë të dytë

"DUHEN TË MERREN SERIOZISHT"/ Eksperti amerikan: Simptomat afatgjata të COVID-19 mund të jenë një problem... Jetë

"DUHEN TË MERREN SERIOZISHT"/ Eksperti amerikan: Simptomat afatgjata të COVID-19 mund të jenë një problem...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje Blog

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie Blog

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT