• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Rritet numri i pacientëve në Maqedoninë e Veriut, 325 raste të reja në 24 orët e fundit
Home
Rajon

COVID-19/ Rritet numri i pacientëve në Maqedoninë e Veriut, 325 raste të reja në 24 orët e fundit

6 August, 2021 Delo.autor Rajon

Rritje e vazhdueshme e rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 325 raste të reja me Covid-19. Pas kryeqytetit, Tetova vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me më shumë të infektuar ndërkaq edhe numri i të shtruarve në spitale vazhdon të shënojë rritje.

“Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup për momentin të shtruarë janë 23 pacientë pozitivë me Kovid19. 21 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi. Shumica e tyre janë nga qyteti i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovë”

Nga Klinika Infektive në Shkup thonë se të gjithë pacientët ë shtruar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“20 pacientë kanë nevojë për terapi me oksigjen apo përkrahje me oksigjen. Pesë prej pacientëve janë në gjendje kritike dhe parashikimi është për rrezikshmëri të lartë për të mbaruar me letalitet të sëmundjes. Dominon Shkupi, Tetova, Kumanova, Kërcova për momentin”. “Nuk mund gjithë popullata të merr trajtim vetëm në një vend prandaj dhe MSH ka organizuar Qendra Kovid nëpër gjithë Maqedoninë. Asnjë shtet në botë nuk e ka atë luks që me një institucion t’i trajtojë të gjithë nevojat e qytetarëve. Të gjithë drejtorët e Shtëpive të Shëndetit dhe Spitaleve ilus t’i aktivizojnë qendrat Covid dhe t’i përgatisin për qytetarët”, apeloi Ilir Demiri nga Klinika për sëmundje Infektive Shkup.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce për ALSAT tha se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, nuk mendohet për vendosjen e masave restriktive. Mjekët rekomandojnë që qytetarët t’i respektojnë masat, të mos grumbullohen nëpër ambiente të mbyllura si dhe të mbajnë maskat. Mjeku Demiri madje ka një apel edhe për mërgimtarët.

“Njerëzit tanë të cilët janë me punë të përkohshme në perëndim i lus që ashtu si i respektojnë masat për parandalim në vendet ku jetojnë dhe punojnë edhe këtu gjatë vizitës t’i respektojnë të njëjtat masa dhe t’i kursejnë familjarët e tyre”,- tha Demiri.

Nga 23 të shtruarit në Klinikën Infektive në Shkup, gjashtë janë të vaksinuar, pesë prej tyre me dy doza ndërsa njëri me një dozë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më datë 5 gusht nga 416.614 persona të vaksinuar me dy doza, 167 janë infektuar 14 ditë pas pranimit të dozës së dytë. Vetëm 11 prej tyre janë shtruar në spital. Sipas autoriteteve këta numra janë tregues mbi efikasitetin e vaksinave. Procesi i vaksinimit vijon, ndërsa deri më tash janë vaksinuar 528,117 qytetarë prej të cilëve 416,614 me dy doza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRIVATËSIA NË TELEFON/ Apple do të kërkojë nëpër iPhone imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve
Previous article BERISHA "NON GRATA"/ Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT