Ka shkuar në 8 numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat. Nga 5 kampionët për analiza të marra një ditë më parë 2 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Burime pranë NJVKSH thanë se dy rastet e reja janë brenda njërës prej familjeve të cilat dolën me Covid-19 një ditë më parë. Por si lindi vatra në Mat? Një prej anëtarëve të familjes ishte i shtruar në QSUT dhe u infektua nga një infermiere.
Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat. Një ditë më parë Bashkia e Matit ka bërë edhe dezinfektimin e banesave të familjeve të rezultuara të infektuara në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.