• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Rreziku i krijuar nga PANDEMIA, ekspertët: Nuk ka dyshim që njerëzit do të humbasin…
Home
Sociale

COVID-19/ Rreziku i krijuar nga PANDEMIA, ekspertët: Nuk ka dyshim që njerëzit do të humbasin…

5 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjekët psikiatër thonë se pandemia dhe përqendrimi tek distancimi fizik na kabërë të ndjehemi më të vetmuar dhe më pak komodë përreth njerëzve të tjerë.

“Do të doja ta vija theksin tek pasojat e izolimit dhe vetmisë, sepse janë pa dyshim një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm që ndikon si në shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor. Njerëzit që kalojnë një kohë të gjatë në izolim – si burgje, spitale, ose madje në Antarktidë, – patjetër që humbin aftësi të caktuara shoqërore. Dhe sa më gjatë të qëndrojnë, aq më shumë i humbasin”, thotë psikiatri Dennis Ougrin, i Universitetit “King” në Londër.

Markiyan Prokhasko kaloi gati dy muaj në Antarktidë. Ai shkoi atje në fillim të vitit 2019 për të shkruar një libër në lidhje me përvojën e të qenit në një stacion polar.  Më pas, gjatë karantinës, Markiyan shpesh shihte paralelizma me periudhën që kaloi në Polin e Jugut.

“Kur je në shtëpi, ndonjëherë nuk do të takosh askënd, por nuk të pengon njeri ta bësh një gjë të tillë. Por kur rrethanat të detyrojnë të qëndrosh në shtëpi, papritmas ndjen një kufizim – nuk mund të shkosh askund , megjithëse do të dëshiroje. Në Antarktidë, është e njëjta gjë “, thotë Markiyan Prokhasko.

Pas kthimit nga ekspedita, Markiyanit iu desh njëfarë kohe të përshtatej me jetën normale.

“Kur u ktheva, nga njëra anë, doja të rrija vetëm për disa javë, të mos komunikoja me askënd – mbase vetëm me të afërmit. Çfarë mund t’u them, si t’i shpjegoj të gjitha? Nga ana tjetër, shumë nga gjërat që janë të zakonshme këtu, dukeshin pa kuptim për një fare kohe. Dilja jashtë, njerëzit ishin nisur për diku – po ku?”, thotë ai.

Ekspertët thonë se nuk ka dyshim që njerëzit do të humbasin aftësi të caktuara shoqërore gjatë pandemisë.

Ashtu siç atrofizohen muskujt kur nuk i përdor, aftësitë e komunikimit vuajnë nga izolimi. Prandaj është e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin mendor.

“Komunikimi, lidhjet njerëzore nuk janë më pak të rëndësishme sesa puna, aktiviteti fizik, dieta, gjumi, etj. Është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nëse njerëzit mendojnë se gjatë karantinës duhet të shpenzojnë gjysmë ore me ushtrime fizike, ata duhet të mendojnë edhe për rëndësinë e komunikimit shoqëror “, thotë Dr. Ougrin.  Sipas ekspertëve, edhe gjërat më të vogla mund të ndihmojnë.

“Nëse do të përmirësosh shëndetin mendor sot, unë do të këshilloja një telefonatë apo takim me një mik të mirë të kahershëm me të cilin nuk ke folur për një kohë të gjatë. Thjesht një bisedë me të”, thotë psikiatri Ougrin.  Do të vijë një ditë që pandemia do të marrë fund, dhe shpresa është që njerëzit të mos qëndrojnë më larg njëri-tjterit dhe t’u rikthehen lidhjeve sociale.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PRERË/ Thaçi: Serbia nuk i ka ndryshuar politikat fashiste ndaj Kosovës
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Haraçi i vitit të shkuar, që vazhdon të paguhet edhe këtë vit

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT