Britania e Madhe vendos rregulla të reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit gjatë pushimeve verore.
Federata e notarëve në Britani ka postuar një sërë udhëzimesh për mënyrën se si notarët duhet të sillen kur të rikthehen në pishina. Ndër to bie në dy ndalimi i notit stil delfin, apo flutur siç quhet në disa raste të tjera.
Notarët duhet të shkojnë në pishina të veshur me rroba banje, për të shmangur përdorimin e dhomave të zhveshjes. Në pishinë nuk duhet të jenë më shumë se 5 notarë për çdo korsi. Kur të arrijnë në buzë të pishinës, notarët duhet të qëndrojnë me fytyrë jashtë saj, për të shmangur kontaktin me të tjerë.
Noti stil delfin është ndaluar për shkak të mungesës së hapësirës.


