Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se medikamenti Remdesevir ka dhënë rezultate shumë të mira në luftën ndaj koronavirusit. Ky medikament është autorizuar edhe FDA.
Dr. Zana Blaku – Tanushi, Farmaciste e Studimeve Klinike në SHBA dha shpjegime në Open në Top Channel. Ajo tha se ky medikamet ka ulur qëndrimin në spital të pacietëve nga 15 ditë në 11.
“Remdesevir është një medikament që ka dhënë rezultate shumë të mirë për Covid-19. Ka ulur qëndrimin në spital nga 15 ditë në 11. FDA e ka aprovuar këtë medikament për rastet e rënda. FDA gjithashtu ka dhënë një aprovim edhe për hidroklorikinën.
Remdesevir nuk është një medikamt që nuk njihet. Janë bërë teste edhe për sëmundjen e Malarjes por që nuk dha rezultatet e pritshme”- tha doktoresha shqiptare që jeton në SHBA.


