• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Presidenti Putin urdhër të prerë: Nisni vaksinimin masiv kundër koronavirusit në Rusi
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Presidenti Putin urdhër të prerë: Nisni vaksinimin masiv kundër koronavirusit në Rusi

13 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar sot zyrtarët që të nisin vaksinimin masiv për koronavirus javën tjetër dhe të hapin programin e vaksinimit për të gjithë rusët. Rusia, e cila renditet e katërta në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ka nisur vaksinimin e shkallës së gjerë muajin e kaluar.

Fondi sovran i pasurisë në këtë shtet, ka thënë se 1.5 milion rusë tashmë kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V. “Kërkoj të nisni vaksinimin për gjithë popullsinë javën e ardhshme”, u ka thënë Putin zyrtarëve në një takim qeveritar me video-lidhje, që është transmetuar në televizionin shtetëror. Zëvendës-kryeministrja ruse, Tatiana Golikova ka thënë se autoritetet do të jenë të gatshme për të zgjeruar programin e vaksinimit nga e hëna. Rusia nuk ka aplikuar masë të izolimit të plotë gjatë valës së dytë të koronavirusit, e cila ka nisur në muajin shtator.

Zyrtarët rusë besojnë se kufizimet aktuale janë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Të mërkurën, Rusia ka raportuar për 22,850 raste të reja të infektimit me koronavirus. Prej kur ka shpërthyer pandemia, ky shtet ka regjistruar 3.5 milionë persona të prekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NDAJ COVID-19/ Danimarka, Holanda dhe Gjermania zgjasin shterrethimet
Previous article KORONAVIRUSI/ Kosova shënon 299 raste pozitive me Covid-19 dhe 1 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT