• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“COVID-19 PO VRET MË SHUMË BURRA”/ Studimi në CNN: Gratë po mbajnë barrën e kësaj pandemie
Home
Nderkombetare

“COVID-19 PO VRET MË SHUMË BURRA”/ Studimi në CNN: Gratë po mbajnë barrën e kësaj pandemie

24 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

“Virusi COVID-19 duket të jetë më vdekjeprurës për burrat, por janë gratë po mbajnë barrën e kësaj pandemie”, shkruan CNN në një artikull ku nënvizohet se masat bllokuese janë shkatërrimtare për gratë dhe të drejtat e tyre, pasi po përballen me rritjen e dhunës në familje.

Epidemitë e mëparshme të Ebolas dhe Zikas kanë rezultuar me pengesa të mëdha për gratë dhe vajzat në zonat e kuqe dhe ekspertët, si dhe aktivistët po paralajmërojnë se e njëjta gjë po ndodh globalisht edhe me COVID-19.

Një analizë e CNN në fillim të këtij viti zbuloi se në vendet për të cilat kishte të dhëna të disponueshme, burrat ishin 50% më të predispozuar se gratë të vdisnin, pasi kontraktonin COVID-19. Por ekspertët thonë se përqendrimi thjesht në të dhënat shëndetësore është i rrezikshëm.

“Ne mendojmë për këtë krizë në terma shumë të ngushtë, duke u përqendruar vetëm në ndikimet në shëndet, por ne po humbasim imazhin më të madh,” tha Julia Smith, një studiuese në Universitetin Simon Fraser në Kanada. Smith është duke punuar në një projekt shumë vjeçar, për të parë ndikimin e gjerë të pandemisë.

“Burrat kanë rezultate më të këqija shëndetësore nëse infektohen, por kur mendojmë për ndikimet dytësore, shohim se gratë po preken në mënyrë disproporcionale,” shtoi ajo.

Pandemia është duke përkeqësuar problemet, me të cilat gratë ishin përballur edhe para fillimit të saj.

“Kriza si kjo rëndojnë pabarazitë strukturore ekzistuese në shoqëri, kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, shëndetin e grave dhe statusin ekonomik të grave, kjo është saktësisht ajo që ne po shohim tani”, tha Kristina Lunz, bashkëthemeluese e Qendrës Feministe për Politika të Jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT KUNDËR COVID-19 NË GREQI/ Nesër rihapen baret dhe restorantet pas dy muajsh të mbyllur
Previous article TRAGJIKE/ Vetëvritet ish-sulmuesi serb, e la futbollin në vitin 2017!

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT