• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Pipero: Ekspozimi vijon të jetë i lartë. Vdekshmëria në Shqipëri dhe në spitalet tona është…
Home
Sociale

COVID-19/ Pipero: Ekspozimi vijon të jetë i lartë. Vdekshmëria në Shqipëri dhe në spitalet tona është…

20 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Për mjekun infeksionit Pëllumb Pipero, vdekshmëria në Shqipëri prej Covid-19 është njësoj e krahasueshme me vendet e tjera. Megjithatë gjatë një lidhjeje të shkurtër në Tv Klan, mjeku pranoi që vdekshmëria në repartet e terapisë intensive është më i lartë krahasuar me vendet e tjera, por nënvizoi se kjo duhet analizuar në një moment tjetër.

“Nuk më rezulton kështu. Vdekshmëria në Shqipëri, në spitalet tona është e krahasueshme edhe me vendet e tjera.  Natyrisht nëse i referohemi vdekshmërisë në repartet e terapisë intensive tek ne është më i lartë, por kjo është një situatë që duhet analizuar në kohën e duhur. Sa i përket vdekshmërisë në spitale nuk më rezulton që të jetë me lartë se në vendet e tjera”, tha Pipero.

Pipero parashikon që situata me infektime të larta të vijojë deri në javën e dytë të Shtatorit. Shkak sipas tij është sezoni veror dhe mosrespektimi i rregullave.

“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve”.

Mjeku komentoi edhe terapinë me plazmë që do të përdoret së shpejti në spitalet tona për pacientët e infektuar. Për Piperon kjo terapi është një shans më shumë që të mbijetojnë personat e infektuar.

“Duhet të jemi të qartë që mrekulli me skemat e mjekimit me Covid-19 nuk ka sot në asnjë vend të botës, por përdorimi i plazmës ka dhënë rezultate mjaft optimiste dhe po merr përdorim të gjerë në të gjitha vendet. Ndihmon pacientët. Plazma jep një shans për të mbijetuar pacientët”, tha Pipero./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME AJO QË NDODH/ Tifozët e Realit i kërkojnë klubit të transferojë Messin
Previous article TRAJTIMI ME PLAZMË PO PËRDORET EDHE NË BOTË/ Habit Tritan Shehu: Mos u mburrni se është...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT