• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 “PARALIZON” GJYQËSORIN! Në 48 orë infektohen tre gjyqtarë, nga shkalla e parë deri tek e larta
Home
Sociale

COVID-19 “PARALIZON” GJYQËSORIN! Në 48 orë infektohen tre gjyqtarë, nga shkalla e parë deri tek e larta

13 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

COVID-19 fut në karantinë në më pak se 48 orë tre gjykatat më të rëndësishme në vend. Pas të premtes ku u shënua rasti i parë me COVID-19 në Gjykatën e Posaçme këtë të hënë një gjyqtar në Apelin Tiranë dhe një gjyqtar në Gjykatën e Lartë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është pezulluar për dy javë zhvillimi i seancave normale gjyqësore dhe po bëhen vetëm masat e sigurisë, ndërsa gjyqtari pozitiv është karantinuar po ashtu edhe dy gjyqtarë të tjerë dhe stafi i tyre. Aktualisht në Gjykatën e Posaçme janë 9 gjyqtarë ku një pozitiv, dy të karantinuar dhe 6 në pritje të testeve të tamponit. Stafi i kësaj gjykate ishte njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik se do të kryej hetimi epidemiologjik duke nisur nga kjo e hënë. Një nga seancat e shtyra është edhe ajo për kokainën në Maminas me Arbër Çekaj.

Rasti i dytë në Gjykatat e kryeqytetit u shënua në Apelin e Tiranës me një prej gjyqtarëve e më pas këshilli i kësaj gjykate njoftoi se stafi do të reduktohej vetëm në çështjet emergjente deri në rezultatet e të gjithë trupës gjyqësore që do t’i nënshtrohet tamponit. Në mesditë rasti i tretë u konfirmua në Gjykatën e Lartë e cila prej pak javësh nisi nga funksionimi me tre gjyqtarët e zgjedhur Sokol Sadushin nën kryetar me kompetencat e kryetarit, Ervin  Pupen dhe Ilir Pandën.

Edhe kjo gjykatë pezulloi aktivitetin normal deri në përfundim të periudhës së karantinimit 14 ditore dhe testimit të të gjithë stafit dhe kontakteve të ngushta me një prej gjyqtarëve të infektuar. Më herët ishte gjykata në Durrës që u prek nga COVID 19 ç’ka solli pezullim e funksionimit të saj për shkak të pranisë së virusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTOHET DREJTORI I TETË I KADASTRËS SË VLORËS ANDI BINAJ/ Artan Lame: Vlora po vuan papërgjegjshmërinë e 30 viteve
Previous article FAKSIMILE/ Fluturimet charter të personaliteteve shtetërore, TemA siguron kontratën mes DSHQ dhe ‘’Air Albania’’: Çmimet janë minimale

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT