• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
COVID-19/ Pandemia përmbys piramidën e importeve: Gruri, vaji, sheqernat, frutat, sapunët, ilaçet me rritjen më të lartë në janar-qershor
Home
Ekonomi

COVID-19/ Pandemia përmbys piramidën e importeve: Gruri, vaji, sheqernat, frutat, sapunët, ilaçet me rritjen më të lartë në janar-qershor

21 July, 2020 Delo.autor Ekonomi

Pandemia ka ndryshuar profilin e konsumit e për rrjedhojë edhe të importeve. Drithërat, vajrat, sheqernat, frutat dhe produktet farmaceutikë shënuan rritjen më të madhe importeve në vlerë, në 6 muajt e parë të vitit, në krahasim me janar-qershor 2019, teksa para pandemisë zakonisht rritja shkaktohej nga karburantet, makineritë dhe pajisjet etj.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në janar-qershor, importi i drithërave shënoi rritjen më të madhe në vlerë me 6.2 miliardë lekë gjithsej me një rritje 25 për qind në raport me 6-mujorin 2019. Zgjerimi i importit të drithërave u nxit nga një rritje e pazakontë e konsumit në muajin e parë të karantinës.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, tha se, në fillim të pandemisë dhe me aplikimin e masave kufizuese, tregu i brendshëm u përball me një kërkesë të fortë për miell. Në mes të marsit tregu i brendshëm u përfshi nga një panik që u shoqërua me një kërkesë të pazakontë për miell. Fabrikat vendase kishin rezerva të mjaftueshme për të përballuar këtë kërkesë, por ndërkohë krijimi i rezervave të reja për të përballuar një kohë më të gjatë ndikoi në rritjen e importeve edhe pas heqjes së kufizimeve.

Për të njëjtat shkaqe është rritur edhe importi i produkteve të tjera si vajrat, sheqernat dhe frutat. Qytetarët të përfshirë në panik në fillim të pandemisë gjatë gjysmës së parë të muajit mars bënë blerje jo të zakonta të ushqimeve, nga frika e mungesës së produkteve në treg. Shumica e qytetarëve blenë furnizime të tilla si vaj, makarona, sheqer dhe oriz dhe miell për më shumë se 6 -muaj, pohuan shitësit e pakicës në njësitë e vogla tregtare. Kjo kërkesë e lartë ka nxitur importet e vajrave të cilat u rriten 806 milionë lekë ose 36% më shume se, 6-mujori i parë i vitit 2019.

Më tej rritje në vlerë shënuan edhe sheqernat, me 634, 5 milionë lekë ose 40% më shumë rritje se një vit më parë në këtë periudhë.

Siç pritej produktet farmaceutike shënuan rritje sidomos në disa artikuj që lidheshin me kërkesën pandemike të tilla si vitaminat suplementet, veshjet mjekësorë dhe maskat. Në 6 mujor u importuan 411 milionë lekë më shumë produkte farmaceutike ose 3.8%.

Merita Sheqi, administratore dhe sipërmarrëse e kompanisë Rejsi Farma, tha se pandemia zhbalancoi kërkesën, e cila u rrit tepërmi për suplemente, pajisje mbrojtëse, si maska dhe doreza, dhe ra ndjeshëm për produktet bazë të farmaceutikës që shërbejmë për trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve.

Giza dhe çeliku gjithashtu pësuan rritje të importeve në vlerë me 385 milionë lekë ose 2.8 % më shumë se vitin e kaluar. Burimet nga kompania prodhuese e çelikut, Kurum, pohuan se bursat e metaleve mbeten shumë dobët dhe çmimet kanë shënuar ulje, kjo e ka ndikuar negativisht kompaninë në tregun e brendshëm, pasi në maj-qershor ka hyrë më shumë hekur nga importi, sesa ka shitur kompania (në qershor është gjallëruar tregu i brendshëm i ndërtimeve).

Rrite shënoi edhe importi sapunëve dhe preparateve larës me një vlerë 360 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar me një rritje 10.2%. Rritja e kërkesës për më shumë higjena nga pandemia ka ndikuar shpenzimet e larta të importit për këto artikuj.

Në të kundërt importet me uljen më të madhe në 6-mujor ishin karburantet me rreth 14 miliardë lekë më pak se në vitin 2019. Gjithashtu rënia ishte e madhe edhe për mjetet e transportit, makineri dhe pajisje, veshje etj.(Monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË MEKSIKË/ Rriten me 301 raste vdekje të dhënat e pandemisë Covid-19
Previous article COVID-19/ 140 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara! 80 mijë vdekje në Brazil

Delo.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT