• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende
Home
Nderkombetare

COVID-19/ OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

27 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se një variant tjetër i koronavirusit, i zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 vende tjera.

OBSH-ja tha po ashtu se një variant i zbuluar në Brazil ishte përhapur në tetë vende tjera. Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim në veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.

Megjithatë, vaksina e kompanisë amerikane Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut, kanë thënë shkencëtarët e kompanisë.

Sipas tyre, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina, mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja. Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUTACION I RI ME COVID? Bino: Tek ne nuk ka deri tani. Pipero u infektua se organizmi s’ka antitrupa pas dozës së parë të vaksinës
Previous article KORONAVIRUSI/ Italia rishikon planin e vaksinimit pas vonesave nga Pfizer dhe AstraZeneca

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT