Në një kohë kur ende nuk kemi një vaksinë për Covid-19, OBSH bën thirrje që qeveritë e vendeve të botës dhe qytetarët duhet të tregojnë maksimal në këtë moment të pandemisë, që shumë e cilësojnë si valën e dytë të saj.
Sipas kreut për emergjencat në OBSH, vaksinat nuk do të vijnë në kohë për të luftuar valën e dytë dhe bota duhet të përballet pa to.
“Do të duhen ende 4-6 muaj përpara se të ketë nivele të mjaftueshme imunizimi kudo. Vaksinat nuk duhen parë si një porcion magjik”, u shpreh Michael Ryan.