• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ OBSH u bën thirrje të rinjve të mbajnë maska: Nga sjellja e tyre varet shëndeti i të gjithëve
Home
Jetë

COVID-19/ OBSH u bën thirrje të rinjve të mbajnë maska: Nga sjellja e tyre varet shëndeti i të gjithëve

7 July, 2020 s.autor Jetë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se do të duhen ende shumë muaj përpara së një vaksinë kundër Covid të jetë në dispozicion publikut.

Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se teksa ndërkohë nuk ka ende një kurë 199% efektive për të luftuar infeksionin, mënyra e vetme për të kontrolluar këtë pandemi vdekjeprurëse është përmes sjelljes personale – disa metra larg nga të tjerët në mjediset sociale, dhe mbajtja e maskës kudo

“Në mënyrë të veçantë, unë u bëj thirrje të rinjve të mbajnë maska pasi nga sjellja e përgjegjshme varet shëndeti i tyre dhe i të tjerëve”, – tha kreu i Organizatës.

Për Tedros Adhanom Ghebreyesus, “Disa mendojnë se detyrimi për të mbajtur maskë shkel lirinë e tyre të zgjedhjes – por sa më shumë njerëz do t’i mbajnë ato, aq më shumë do të kemi liri për të dalë”.

Dje, 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës I drjtuan një letër OBSH-së, përmes së cilës i kërkonin asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas tyre, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Ekspertët u shprehën se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

Dr. Soumya Sëaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, deklaroi dje se anëtarët e kësaj agjencie po përpiqen të vlerësojnë dëshmitë e reja shkencore sa më shpejt që është e mundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITEN FAMILJARËT/ Burri kthehet në shtëpi dy muaj pasi i bënë ceremoninë mortore (FOTOT)
Previous article SHTIMI I RASTEVE ME COVID-19/ Melburni i Australisë rikthehet në izolim për 6 javë

s.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT