• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ OBSH: Shumë shtete po shkojnë në drejtim të gabuar, rikthimi në normalitet nuk do të jetë i mundur së shpejti
Home
Nderkombetare

COVID-19/ OBSH: Shumë shtete po shkojnë në drejtim të gabuar, rikthimi në normalitet nuk do të jetë i mundur së shpejti

14 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

OBSH ka paralajmëruar se një kthim në normalitet nuk do të jetë i mundur së shpejti sepse shumë vende po shkojnë në drejtim të gabuar dhe mesazhet e paqarta të shumë liderëve po dëmtojnë besimin e njerëzve.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom, ka paralajmëruar teksa ka deklaruar që “Nëse qeveritë nuk komunikojnë qartë me qytetarët e tyre dhe nuk zhvillojnë strategji që synojnë frenimin e përhapjes se Covid dhe rrjedhimisht nuk bëjnë aq sa duhet për të shpetuar jetë, nëse popullsia nuk i zbaton rregullat themelore të mbajtjes së maskës, distancimit fizik dhe higjenës, pandemia do të vazhdojë dhe gjërat do të përkeqësohen”.

Ndërkohë gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone në mbarë botën po rikthejnë bllokimet ose po fillojnë përsëri të vendosin masa kufizuese.

Republika Çeke ka rikthyer kufizimet e udhëtimit për ata që vijnë nga Serbia dhe Mali i Zi, pas shpërthimit në këto dy vende të vatrave të reja Covid.

Rikthimi i egërsisë pandemike në Ballkan ka frikësuar gjithashtu Greqinë e cila do të rrisë kontrollet e hyrjes së turistëve në vend.

Nga ana tjetër, shkencëtarët e Akademisë Mjekësore në Londër kanë deklaruar se ‘Këtë dimër, pandemia e koronavirusit mund të krijojë një stuhi perfekte’.

Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se vendet duhet të jenë gati për një ngritje të mundshme të kurbës Covid gjatë muajve të dimrit, kur mendohet se shpërthimet e vatrave të koronavirusit do të jenë më serioze se shpërthimet fillestare që ndodhën gjatë muajve mars dhe prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA E RE NË SERBI/ Vuçiç pret sot për konsultim 3 deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës
Previous article "MUND TË KEMI DERI NË 600 RASTE TË REJA ME COVID NË DITË"/ Eksperti i shëndetit publik jep këshilla

s.autor

Postime të ngjashme

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT