• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ OBSH: Për mposhtjen e virusit duhet udhëheqje e fortë dhe zbatimi i masave kufizuese
Home
Nderkombetare

COVID-19/ OBSH: Për mposhtjen e virusit duhet udhëheqje e fortë dhe zbatimi i masave kufizuese

11 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se udhëheqësit që ndërmarrin masa të forta dhe i bindin qytetarët e tyre të përqafojnë masa të reja dhe të vështira për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, do të kenë sukses në mposhtjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur zyrtarët shëndetësorë po presin rritjen e numrit të rasteve të COVID-19 në nivel global në 20 milionë, përfshirë 750,000 vdekje. Pavarësisht këtij lajmi jo të mirë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së thotë se ka dritë shprese në betejën kundër koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se një numër vendesh në rajone të ndryshme të botës kanë qenë në gjendje të vënë nën kontroll përhapjen e virusit herët.

Zelanda e Re shihet si një shembull global. Gjatë fundjavës, Kryeministrja Jacinda Ardern shënoi 100 ditë pa asnjë rast, ndërsa theksoi nevojën për të qenë të kujdesshëm. Ruanda ka bërë përparim falë një kombinimi të ngjashëm të udhëheqjes së fortë, kujdesit shëndetësor universal, punonjësve shëndetësorë të mbështetur mirë dhe komunikimit të qartë të zyrtarëve të shëndetit publik”, tha ai.

Zoti Tedros tha se vendet që kanë investuar në identifikimin e shpejtë të rasteve të koronavirusit, gjurmimin gjithëpërfshirës të kontakteve dhe kujdesin adekuat klinik për pacientët kanë arritur të thyejnë zinxhirët e transmetimit të virusit. Ai tha se ata që e kanë vënë nën kontroll virusin në mënyrë efektive mund të hapin me siguri vendet e tyre.

“Investoni në elementet thelbësorë të shëndetit publik dhe ne mund të shpëtojmë jetët e njerëzve dhe jetesën e tyre. Vendet që e kanë bërë këtë me sukses po përdorin një qasje që merr parasysh nivelin e rrezikshmërisë për të rihapur segmentet e ndryshme të shoqërisë, përfshirë shkollat. Dhe, ndërsa e bëjnë këtë, ata duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë për zonat e mundshme të nxehta të virusit”, tha ai.

Drejtori i OBSH-së tha se të gjithë duan kthimin e fëmijëve në shkollë. Megjithatë, ai paralajmëroi kundër hapjes së shkollave me nxitim dhe pa garantuar sigurinë e fëmijëve dhe personelit të shkollave.

Deri në gjetjen e trajtimeve dhe një vaksineje efektive, shefi i OBSH-së tha se mënyra më e mirë që vendet mund të përdorin për të mbrojtur njerëzit e tyre nga Covid-19 është zbatimi i masave themelore të mbrojtjes së shëndetit. Në mesin e tyre janë distancimi fizik, përdorimi i maskave dhe higjiena personale.

Ai shtoi se vendet që kanë qenë të suksesshme në vënine në kontroll të koronavirusit, gradualisht dhe me siguri mund të rihapin ekonomitë e tyre./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUS ZOTIN QË..."/ Kryeministri i Libanit flet pas dorëheqjes, tregon fajtorët që shkaktuan shpërthimin
Previous article HOROSKOPI 11 GUSHT/ Debate dhe keqkuptime mes të dashuruarve, por... çfarë thonë yjet për ju

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT