• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ OBSH në Shqipëri: Po infektohen moshat 55-64 vjeç, vdekshmëria në…
Home
Sociale

COVID-19/ OBSH në Shqipëri: Po infektohen moshat 55-64 vjeç, vdekshmëria në…

11 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Grupmosha 55-64 vjeç në Shqipëri po sëmuret më rëndë nga Covid. Është ky shqetësimi i zyrës së OBSH në Shqipëri.

Ppërfaqësuesja Bettina Menne thotë se gjatë javëve të fundit është vënë re një rënie e të infektuarve nga 74 në 62/100.000 persona krahasuar me 14 ditë më parë, por problem mbetet mosha e të prekurve rëndë:

“Lajmi i mirë është se ka një rënie të numrit të të infektuarve javët e fundit, nga 74 në 62 për 100 mijë persona, krahasuar me 14 ditë më parë. 

Ndërsa vdekshmëria në Shqipëri është 11.4 persona për 100 mijë banorë, çka e rendit vendin mes vendeve me vdekshmërinë më të ulët në rajonin Europian, por ky trend ka prirje të rritet. 

Çështja tjetër shqetësuese është ajo e personave që po sëmuren rëndë. Mosha mesatare e këtij grupi nuk është më 80 e sipër, as 70-vjeçarë, sëmundja po prek rëndë grupmoshën 55 deri në 64 vjeç”.

E pyetur nëse duhet të hapen shkollat në Shqipëri dhe a i përmbushin kushtet, Menne thotë:

“Të sigurosh mësimin dhe dijen është kyçe për një jetë më të mirën për fëmijët, prandaj shkollat duhet të hapen. 

Unë nuk mund të bëj diferencën për kushtet e shkollave, por mund të them se kam ndjekur dhe udhëzuar protokollet e shëndetësisë dhe ato të Ministrisë së Arsimit dhe ato duhet të ndiqen me rigorozitet nga prindër, fëmijë dhe mësues, për të frenuar përhapjen e Covid”.

Bluzat e bardha dhe ekspertët e shohin më shqetësim hapjen e shkollave, pasi sipas tyre tashmë pritet një rritje e numrit të të infektuarve. Për këtë arsye ata rekomandojnë respektim të masave, mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HIDHET NË ANKAND"/ Lefter Maliqi: Deputet do jem mes PD dhe LSI por të shof dhe për forcë tjetër. Mes Bashës e Metës zgjedh...
Previous article NGA MOSHA 18 DERI NË 34 VJEÇ/ Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT