Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se kontinenti i Afrikës ka mbetur pas me vaksinimin, nëse krahasohet me vendet e tjera. Sipas OBSH-së, gjysma e vendeve në Afrikë kanë vetëm 2% ose më pak të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht.
Koordinatori i OBSH-së, tha Richard Mihigo, për vaksinimin në Afrikë është shprehur se vendi ka një rrugë të gjatë përpara për të arritur objektivin e vendosur, që deri në fund të vitit të paktën 40% të popullsisë.
“Të dhënat e fundit tregojnë përparime modeste, por ka ende një rrugë të gjatë përpara, për të arritur objektivin e OBSH-së për të vaksinuar plotësisht 40% të popullsisë deri në fund të vitit”, tha Richard Mihigo.
Sipas OBSH-së, 15 nga 54 vendet e Afrikës kanë arritur të vaksinojnë së paku 10% të qytetarëve.
Deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi 6 miliardë vaksina. Por duhet të jepen dy doza të vaksinës për të arritur efektin maksimal.
Disa vende kanë nisur tashmë të japin edhe doza përforcuese, edhe përse një dozë e tretë e vaksinës është kundërshtuar nga OBSH, me pretendimin se nuk ka mjaftueshëm vaksina për vendet e varfra.
Koronavirusi ka prekur mbi 233 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.7 milionë kanë humbur jetën.