• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË TURQI/ Ashpërsohen MASAT kufizuese, ja çfarë ndalohet dhe ORARET
Home
Nderkombetare

COVID-19 NË TURQI/ Ashpërsohen MASAT kufizuese, ja çfarë ndalohet dhe ORARET

1 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë njoftoi masën më të gjerë bllokuese që ka ndërmarrë vendi deri më tani mes një rritje të numrit të infektimeve me COVID-19. Ai ka shtrirë orarin e ndalim-qarkullimit gjatë ditëve të javës dhe ka urdhëruar mbyllje të plotë gjatë fundjavës.

Duke folur pas një takimi me anëtarët e kabinetit të tij të hënën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ndalim-qarkullim do të zbatohej gjatë ditëve të javës mes orës 21:00 dhe 5:00 të mëngjesit. Ai gjithashtu njoftoi bllokime të plota në fundjavë duke filluar nga ora 9:00 e mbrëmjes të së premtes deri në orën 5:00 ditën e hënë.

Masat e reja janë planifikuar të nisin të zbatohen prej ditës së martë. Dyqanet ushqimore dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimit do të përjashtohen nga bllokimet brenda një orari të caktuar.

Ndalim-qarkullimi në fundjavë gjatë orëve të mbrëmjes në dy javët e fundit, ndikoi pak në frenimin e lëvizjes së njerëzve. Mediat turke kanë transmetuar pamje ku shfaqeshin hapësira publike të mbushura.

Numri i viktimave brenda një dite shënoi shifra rekord për shtatë ditë me radhë, duke e çuar totalin e të vdekurve në 13,558. Javën e kaluar Turqia rinisi të raportojë të gjitha rastet pozitive me COVID-19, ndërsa për katër muaj raportonte vetëm ato raste kur sëmundja shfaqej me simptoma. Tashmë numri i infektimeve ditore ka arritur në rreth 30,000. Shifrat e reja e rendisin Turqinë mes vendeve më të goditura në Evropë.

Presidenti Erdogan njoftoi gjithashtu se personat mbi 65 vjeç dhe të rinjtë nën 20 vjeç nuk do të lejohen të përdorin transportin publik. Vizitorët e qendrave tregtare do të duhet të përdorin një kod gjurmimi të kontakteve, ndërsa pjesëmarrja në martesa e funerale do të kufizohet në 30 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNI KUJDES! Ky është gabimi me MASKËN që mund të rezultojë edhe FATAL
Previous article KORONAVIRUSI/ Nuk ka VAKSINË anti-COVID para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e PFIZER dhe MODERNA-s

F.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT