Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha për RTV Ora se masat e marra për mbajtjen e maskave nuk ka qenë shumë efektive.
“Maskat nuk kanë pasur efektin e pritshëm, se nuk janë mbajtur siç duhet. Mbajtja e tyre në gushë të mbron nga gjoba por jo nga covidi. Maska mbron të infektuarin dhe të tjerët. Është një përgjegjshmëri individuale”, tha Bino.
Sipas doktoreshës, respektimi i masave është një vendim individual i qytetarëve, ndërkohë që ka shtuar se është e paqartë se sa do të zgjasë kjo situatë pandemike.
“Shqipëria nuk ka arritur imunitetin e tufës, ndaj jemi në këtë gjendje. Nuk është e qartë se sa zgjat Covidi. Asnjë sëmundje infektive nuk është zhdukur nga imuniteti i tufës. Shmangia e sëmundjeve infektive bëhet nëpërmjet metodave të kontrollit, pra metoda si vaksinimi. Në këtë rast duhet të respektohen masat si distanca sociale apo mbajtja e maskave”, ka thënë Bino për gazetaren Pelushaj.


