Elbasani është një nga zonat ku numri i të infektuarve me Covid është rritur. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar 33 raste të reja.
Por burime për “Panorama” bëjnë të ditur se Elbasani numëron 155 vatra të koronavirusit, kryesisht shkolla.
Kështu 23 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë pozitiv me covid-19, ndërsa 25 mësues janë në pritje të tamponit.
Vetëm në një javë, në të gjithë shkollat e qytetit kanë munguar 58 nxënës. Ndërkohë në qytetin e Peqinit janë 30 vatra aktive, në Gramos 35 dhe në Cërrik 31 vatra.
Në gjithë qytetin e Elbasanit janë 540 raste aktive me Covid-19.


