Ministria e Shëndetësisë njofton se 125 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 15 prej tyre janë në terapi intensive dhe pesë të intubuar.
Po ashtu ministria njofton se edhe 12 persona te cilet jane negativizuar, por vijojne te marrin ende sherbim spitalor.
“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm”, njopfton Ministria.
Gjate 24 oreve te fundit jane testuar poziutive me COVID 120 persona, ndersa numri i te infektuarve qe nga fillimi i pandemise llogaritet 7380. Po ashtu gjate 24 oreve kane humbur betejen me COVID-19, tre paciente duke e cuar keshtu numrin e viktimave ne 228.


