• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 NË SHQIPËRI/ Alimehmeti: PIKU në gusht. Tek rastet e reja po vihet re një…
Home
Aktualitet
Kronikë

COVID-19 NË SHQIPËRI/ Alimehmeti: PIKU në gusht. Tek rastet e reja po vihet re një…

7 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

3 muajt e verës që përkojnë me hapjen e bizneseve dhe lehtësimin e masave pas periudhës së karantinës, ndikuan në përkeqësimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri. Në një bilanc të shifrave që ReportTv bën nga qershori e deri më 31 gusht janë konfirmuar 8.376 raste nga 10.255 që aktualisht janë në total që nga rasti i parë me COVID-19, në muajin mars. Pra, 3 muajt e parë, shënuan vetëm 2 mijë raste, një shifër dukshëm e ulët me mbi 8 mijë në fazën e rihapjes.

Piku i rasteve të reja dhe i jetëve të humbura është shënuar në muajin gusht. 127 pacientëndërruan jetë nga COVID në 31 ditët e gushtit, thuajse sa gjysma e viktimave që ishin shënuar që nga nisja e pandemisë, 284 fatalitete. Mosha mesatare e viktimave gjatë muajit gusht është 67 vjec.

Ky ndryshim i dukshëm, erdhi dhe si pasojë e rritjes së numrit të testeve ditore për të identifikuar pacientët me COVID. Gjatë tre muajve qershor-korrik-gusht janë kryer në total 43.634 testime, nga të cilat mbi 21 mijë vetëm në gusht, reflektuar kjo edhe nga numri më i madh i të prekurve.

Qarku me i prekur nga COVID-19 është Tirana, që deri më datë 6 shtator shënon 2.045 qytetarë aktiv me virusin, e po ashtu mban edhe numrin më të lartë të viktimave. Nga 316 vdekje në 6 muaj epidemi, 152 i përkasin kryeqytetit.

“Përmirësimi i situatës COVID në vendin tonë pritet të vijë gjatë muajit shtator.Sinkron – “Duken qartë se shifrat raportohen përditë zyrtarisht gushti ka qenë muaji deri më sot me i keq, shtatori presim një lloj përmirësimi por duket se do ta ndjek deri diku atë, do kujtojmë që vdekjet dhe shtrimet në spitale ndjekim rreth dy tre javë rastet e reja, atëherë kur kemi pasur kulmin e rasteve të reja, dy tre jave më pas presim edhe problematiken nga Covid-19. Dimë që ky kulm është arritur në java dytë e tretë e gushtit, kështu që do të thotë jemi për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekje nuk po e shohim rënien. Ndërkohë me rastet e reja po vihet re një rënie të lehtë”, shprehet më tej epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Në Tiranë zonat e mbipolluara, janë vatrat më të nxehta COVID, si Astiri, ish-blloku, Komuna e Parisit, Lapraka, Kinostudio, Fresku, Kombinati e Paskuqani. Mbas Tiranës qarqet me të prekura nga koronavirusi janë Durrësi dhe Shkodra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIK NË FIER/ Shpërthen bombula e gazit në një apartament, pranë shtëpisë së të moshuarve
Previous article E FUNDIT/ Messi rikthehet në Barcelonë, dalin FOTOT e tij në stërvitje

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT