SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Deri tani në SHBA janë infektuar 2 114 180 të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë 116,130 persona.
Një fakt shqetësues në SHBA është rreth 40% e viktima janë në azilet e të moshuarve. Sipas ‘Wall Street Journal’ e cila ka nxjerr dhe shifrat, më shumë se 50 mijë të vdekur nga COVID-19 janë në azilet e të moshuarve.
Ndërsa më shumë se 250 mijë persona, përfshirë dhe personel janë infektuar në shtëpitë e të moshuarve.


