• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË SHBA/ 6 simptoma të reja të koronavirusit; mbi 965 mijë të prekurit
Home
Nderkombetare

COVID-19 NË SHBA/ 6 simptoma të reja të koronavirusit; mbi 965 mijë të prekurit

27 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Të hënën të tjera shtete amerikane iu bashkuan vendimit për të hapur ekonomitë e tyre duke hequr disa nga kufizimet që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit. Vendimet vijnë ndërsa zyrtarët federalë të shëndetësisë kanë zgjeruar listën e simptomave të mundshme që shoqërojnë sëmundjen. Sipas tyre ethet, dhimbja e muskujve, ajo e kokës, e fytit dhe humbja e ndjesisë së nuhatjes apo shijes mund të jenë shenja të një infeksioni me koronavirus. Fillimisht Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin përmendur vetëm temperaturën, gulçimin dhe kollën si simptoma të mundshme të COVID-19.

Kolorado, Misisipi, Montana dhe Tenesi lejuan të hënën disa biznese të rifillojnë veprimtarinë e tyre. Ata i bashkohen shteteve si Xhorxhia, Oklahoma, Alaska dhe Karolina e Jugut në përpjekjen për t’i rikthyer njerëzit në punë dhe për një rikthim tek jeta normale.

Ndërkohë ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar rreth rrezikut që paraqet një hapje e parakohshme dhe shumë guvernatorë kanë njoftuar se masat në shtetet e tyre do të vazhdojnë të jenë në fuqi për të garantuar mbrotjen e popullatës.

Të hënën në SHBA u regjistruan mbi 965 mijë raste me COVID-19 dhe rreth 55 mijë të vdekur. Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e pandemisë në vend ka rreth 30 për qind të rasteve të të prekurve dhe vdekjeve në SHBA.

Guvernatori Andrew Cuomo tha të dielën se me përfundimin e afatit të urdhrit për qëndrim në shtëpi të popullatës, më 15 maj, do të hapen vetëm bizneset e ndërtimit dhe të prodhimit në ato pjesë të shtetit që nuk janë goditur shumë ashpër nga pandemia. Një hapje e mëtejshme do të konsiderohej pas dy javësh./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THEMBRA E MALLKUAR! 46 vite më parë, heroi i United dërgoi në ferr "Djajtë" (VIDEO)
Previous article SKANDAL TEL KLUBI ITALIAN/ 5 lojtarë thyejnë karantinën, harbohen në shtëpi

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT