Në Serbi janë regjistruar 7539 raste të reja me koronavirus nga 22193 teste të realizuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 17 persona.
Aktualisht në spital ndodhen të shtruar 2215 pacientë, 84 prej të cilëve po marrin trajtim në kujdes intensiv.
Më herët mjekët në Serbi kanë paralajmëruar qytetarët të tregohen vigjilente dhe të respektojnë masat, pasi vendi ka shënuar rritje të infektimeve ditët e fundit.


