• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Regjistrohen 711 raste të reja dhe 26 vdekje në 24 orët e fundit
Home
Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Regjistrohen 711 raste të reja dhe 26 vdekje në 24 orët e fundit

31 January, 2022 Delo.autor Rajon

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, deklaroi të hënën se Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ai tha se ka një rritje të lehtë të personave të shtruar nëpër spitale, por gjithashtu, sipas tij, është në rënie edhe numri i të prekurve me COVID-19. Të hënën, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 të vdekur me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,409 persona.

Po ashtu janë regjistruar edhe 711 raste të reja, ndërkaq 7,170 persona janë të shtrirë në spitale. Infektimet e reja bazohen në testimin e 3,197 mostrave. Ndërkaq, rastet aktive me koronavirus janë rreth 13,600.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se të martën Komisioni për Sëmundje Infektive do të punojë me përbërje të zgjedhur, por nuk bëri të ditur se cilët janë anëtarët e rinj të këtij trupi, që jep propozime lidhur me masat për mbrojtje nga pandemia.

Kreu i shëndetësisë foli edhe për refuzimin që i bënë ftesës së tij për të qenë anëtar të Komisionit edhe tre ekspertë të njohur shëndetësorë, Dragan Danilovski, Nikola Panovski dhe Velo Markovski. Ata thirrjen e refuzuan për shkak të ishte bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Nuk është koha për t’u ndalur te ftesa apo lutja, por për të ndihmuar në përballimin e pandemisë”, deklaroi Sali duke theksuar se ftesa është publike për të gjithë ekspertët.

Ai bëri të ditur se në seancën e të martës të Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset se si dhe kur do të bëhet verifikimi apo testimi i shpejtë i nxënësve nëpër shkolla. Sipas tij, kjo formë e testimit do të bëhet përmes qendrave të shëndetit publik që mbajnë evidencë për të gjitha rastet pozitive.

“Java e parë është shumë e rëndësishme për të reaguar shpejt nëse ka nevojë për të ndërmarrë veprime shtesë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Të martën, në Maqedoninë e Veriut në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike. Mësimi ishte shtyrë për dy javë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Edhe në gjysmëvjetorin e parë mësimi është zhvilluar me prezencë fizike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 1,593 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
Previous article "OPEL-I" E HODHI DISA METRA NË AJËR/ Momenti i aksidentit tragjik të Elbasan (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT