• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Certifikatë vaksinimi për bare e restorante, mjeku: Në fuqi nga 16 gushti
Home
Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Certifikatë vaksinimi për bare e restorante, mjeku: Në fuqi nga 16 gushti

9 August, 2021 Delo.autor Rajon

Nga data 16 gusht qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të lejohen të futen pa certifikatë vaksinimi në bare, restorante, hotele e në të tjera ambiente të mbyllura. Në lidhje me këtë vendim ka folur për Report Tv, mjeku Egzon Ademi nga Maqedonia e Veriut. Mjeku Ademi u ndal në detaje duke shpjeguar se kjo masë u mor pasi ka një rritje të rasteve të reja që rezultojnë pozitivë me COVID-19. Ai tha se certifikata e vaksinimit do të aplikohet edhe për personat që kanë marrë  vetëm një dozë vaksine kundër virusit.

“Ditët e fundit janë marrë dy vendime. Fillimisht vetëm për Tetovën u vendos që subjektet e hotelerisë mos të punojnë në ambientet e mbyllura. Më pas u vendos edhe kjo masë që nga 16 gushti, në çdo bar restorant hotel të kërkohet certifikatë vaksinimi, me së paku një dozë vaksinë dhe kjo do të vlerë për personat nga 18 vjeç e sipër”, u shpreh Ademi për Report Tv.

Ndërkaq, i pyetur sesi është pritur ky vendim nga qytetarët, mjeku tha se certifikata është cilësuar si një vendim diskriminues ndaj atyre që nuk janë vaksinuar. Madje, Ademi tha se qytetarët kanë shprehur pakënaqësi pasi do të përdoret edhe nga personat që kanë marrë vetëm një doze vaksine, duke thënë se vetëm një dozë nuk të mbron nga infeksioni.

“Nga gjysma e dytë e qershorit vu re një relaksim masash edhe nga njerëzit që filluan mos t’i respektonin më. Shumë rrallë dukeshin njerëz me maska në bare, restorante e qendra tregtare, ishte një neglizhencë e madhe. Me vendosjen e masave janë të dyzuar në mendime. Komuniteti shkencor, disa epidemiologë në Maqedoni thonë se janë kundër se paraqet një diskriminim kjo masë që kërkohet certifikatë vetëm për të vaksinuarit. Gjithashtu edhe sepse kjo është vetëm me një dozë dhe një dozë nuk garanton mbrojtje ndaj infeksionit”, tha Ademi.

Certifikata e vaksinimit ka krijuar pakënaqësi tek qytetarët madje në disa vende ata janë ngritur në protesta. Franca, Italia, Danimarka, Greqia dhe Belgjika janë vendet që deri më tani kanë aprovuar futjen në bare e restorante nëpërmjet certifikatës së vaksinimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET DOGJËN VENDIN/ Greqia hap hetim për plan të organizuar, dyshime për veprimtari kriminale të qëllimshme
Previous article PANDEMIA/ Arabia Saudite i jep nga 133 mijë $ familjeve të punonjësve shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT