• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË KOSOVË/ Rritet numri infektimeve të grave shtatzënave, asnjëra nuk është e vaksinuar
Home
Rajon

COVID-19 NË KOSOVË/ Rritet numri infektimeve të grave shtatzënave, asnjëra nuk është e vaksinuar

24 August, 2021 Delo.autor Rajon

Javën e fundit është rritur dukshëm numri i grave shtatzëna të infektuara me COVID-19 që po trajtohen në Klinikën Gjinekologjike e Obstetrike në QKUK. Mësohet se asnjëra nga ato nuk është vaksinuar kundër koronavirusit.

25 gra shtatzëna bëhet e ditur se janë së shtruara në repartin për COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, teksa 10 nga to po trajtohen me oksigjeno-terapi, e dy janë në gjendje më të rëndë.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja në këtë klinikë nuk është e mirë, teksa theksoi se kanë hapur edhe repartin e dytë për të pranuar të shtatzëna me COVID-19.

“Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 është rritur dukshëm edhe numri i grave shtatzëna të infektuara me COVID-19, sidomos nga e enjtja e kaluar, ku çdo ditë i kemi të shtrira nga 25-26, por kjo shifër varion, pasi ato në gjendje më të lehtë, i udhëzojmë me terapi të shkojnë në shtëpi. Gradualisht numri është duke u shtuar, e kemi hapur sot repartin tjetër për të pranuar shtatzëna me COVID”, tha Ismajli.

Ai shtoi se, “për momentin janë të hospitalizuara 25 shtatzëna, në repartin e ndarë për COVID-19”.
“Nga këto 25 shtatzëna 10 janë në oksigjeno-terapi, ndërkaq dy të tjera janë pak më të prekura. Jemi në konsultim me pulmologun, anesteziologun, infektologun, kështu që janë në monitorim permanent nga ana e profesionistëve”, -tha Ismaili. Ai bëri të ditur që asnjëra nga shtatzënat që janë të infektuara me COVID-19, nuk ka marrë asnjërën nga dozat e vaksinës anti-COVID.

Si edhe profesionistët e tjerë shëndetësor, gjinekologu Jakup Ismajli, drejtor i Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike, ka bërë thirrje që të vaksinohen shtatzënat. “Kemi bërë disa herë apel që shtatzënat rekomandohet të vaksinohen, duke pasur parasysh që komplikimet janë shumë më të mëdha nga kjo sëmundje. Të gjitha shtatzënat përveç mbajtjes së distancës e masave tjera, e vetmja masë parandaluese në përhapjen e kësaj sëmundje është vaksinimi. Prandaj, unë rekomandoj që të gjitha shtatzënat të vaksinohen”, tha Ismaili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON ISH-PROTAGONISTJA/ Ina e "Për'puthen" në lidhje dashurie, kush është djali (FOTO)
Previous article STUDIMI/ A shkojnë burrat me “çfarë t’ju dalë para” apo janë më selektivë nga sa mendojmë?

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT