Greqia ka regjistruar 6.602 raste të reja me Covid 19. Numri i përgjithshëm i rasteve është 914,824.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 630. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.Nga pacientët e intubuar, 506 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 124 janë plotësisht të vaksinuar.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 86, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 17779 vdekje.