• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË BOTË/ Numri i të infektuarve shkon mbi 79 milionë. Rekord i ri rastesh në…
Home
Nderkombetare

COVID-19 NË BOTË/ Numri i të infektuarve shkon mbi 79 milionë. Rekord i ri rastesh në…

25 December, 2020 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Që prej daljes së koronavirusit nga Kina, virusi është përhapur në të gjithë botën dhe është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në të gjithë botën aktualisht numërohen 79,771,523 raste në të gjithë botën, ndërsa numri viktimave ka arritur në 1,750,067. Një lajmi i mirë është se 56,160,251 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen, raporton worldometers.

Vendin e parë në listë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 19,111,326 raste, por sigurisht ndryshimet e shifrave mes shifrave nuk është gjithmonë tregues i saktë, për shkak se ndryshon numri i testimeve.

Vendet më të mëdha priren të kenë një numër më të lartë si të rasteve ashtu edhe të vdekjeve. Por ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë, siçdemografia; vendet me popullatë të plakur mund të goditen më shumë sepse sëmundja është më e rrezikshme për njerëzit e moshuar .

Numri i vdekjeve është një tregues më i besueshëm. Sëmundja ka goditur vende të caktuara, duke përfshirë SH.B.A., Brazilin, Indinë, Meksikën dhe Mbretërinë e Bashkuar me një mizori të veçantë.

Rekord i ri infektimesh në Britaninë e Madhe ku duket se qarkullimi i variantit të ri të koronavirusit ka hedhur poshtë të gjitha arritjen e masave të ashpra të javëve të fundit. Ky 24 orësh shënoi mbi 39 mijë raste të reja infektimesh. Vdekjet ditore shënuan rekordin e valës së dytë me 744 raste.

Universiteti Johns Hopkins publikon të dhëna për raste dhe vdekje për shumicën e vendeve në botë (një përjashtim i dukshëm është Koreja e Veriut, e cila pretendon se nuk kishte asnjë).

Pandemia u ngadalësua disi këtë javë në të gjithë botën, me 638 892 raste të reja të regjistruara në ditë (-0,5% ) e krahasuar me javën e mëparshme), sipas një raporti të fundit.

Krahasuar me gjithë shtetet e tjera, SHBA është shfaqur si një pikë e nxehtë globale. Administrata Trump është kritikuar si e ngadaltë në parandalimine përhapjes. S HBA aktualisht udhëheq botën në 19 milion rastet e konfirmuara Covid-19 dhe vdekjet sipas Universitetit Johns Hopkins.

COVID-19 ka goditur rëndë Mbretërinë e Bashkuar, me vendin që regjistron qindra mijëra raste dhe mbi 67,000 vdekje të lidhura me sëmundjen. Anglia u përball me nivelet më të larta të vdekjes së Evropës gjatë valës së parë të pandemisë.

Në Afrikë, epidemia është akoma duke u përshpejtuar (+ 16 % e rasteve të infektimeve gjatë javës së kaluar).

Amerika Latine dhe Karaibet po përjetojnë një përshpejtim (+ 9 %).

Evropa mbetet zona e cila regjistroi më shumë infektime të reja këtë javë (247 838 raste të reja ditore), me një përshpejtim prej 2 %.

Pandemia vazhdon të ngadalësohet në Lindjen e Mesme (-5 %) dhe Azi (-10 %).

Shkalla e infektimit është rritur me 106 % në Oqeani, por virusi qarkullon shumë pak atje (37 raste në ditë).

Izraeli (+ 60 %, 3 063 raste ditore), Holanda (+ 41 %, 11 729 raste), Republika Çeke (+ 40%, 7 452 raste) dhe Kolumbia (+ 37%, 12 604 raste) .

Rënia më e fortë gjatë shtatë ditëve të fundit është vërejtur në Pakistan (-35 %, 2 042 raste ditore) përpara Bullgarisë (-35 %, 1 426 raste), Hungarisë (-32 %, 2 814 raste), Gjeorgjisë (-31 %, 2 355 raste) dhe Austri (-29 %, 1 965 raste).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ "Kastrati Grup" blen aksionet e Aeroportit të Rinasit nga kinezët, për 71 milionë euro
Previous article COVID-19/ Fillon vaksinimi masiv në Amerikën Latine, pas Meksikës pasuan Kili e Kosta Rika

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT