• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjeku shqiptar në Itali: Vala e dytë do të jetë më e lehtë, nëse ruhet distancimi! Ja pse po rriten rastet në Shqipëri
Home
Sociale

COVID-19/ Mjeku shqiptar në Itali: Vala e dytë do të jetë më e lehtë, nëse ruhet distancimi! Ja pse po rriten rastet në Shqipëri

30 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku shqiptar që punon në spitalin e Lodit në Itali, Alban Beltoja, foli në një lidhje me “Skype” për News24 lidhur me situatën që paraqitet nga koronavirusi.

Mjeku Beltoja tha se shifrat e fundit tregojnë se trendi është në rënie, por qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal, pasi virusi tregoi se mund ta fusë çdo vend në kolaps.

I pyetur nëse mund të rikthehet vala e dytë edhe më agresive, mjeku u shpreh se mund të ketë valë të dytë, por mund të jetë më e lehtë, nëse zbatohet rregulli i distancimit social.

Intervista:

I trembeni rikthimit të koronavirusit?
Mjeku Beltoja: Ne të gjithë jemi të shqetësuar, por asnjë nuk ka siguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Përderisa nuk e kemi këtë siguri, nuk e di nëse virusi do të ketë agresivitet. Koeficienti i transmetimit të sëmundjes në Lombardi është nën shifrën 1, pra që një i sëmurë mund të infektojë më pak se 1 person. Numri i të infektuarve është i ulët dhe nuk ka raste të rënda. Në shkurt dhe në mars izolimi dhe distancimi nuk ishin të plotë, ndërsa tani kjo gjë nuk ndodh më. Në shumë vende të Italisë është shumica e popullsisë e prekur, që do të thotë se ka fituar imunitet.

Shifra 87 vdekje në 24 orë është shqetësuese?

Asnjë vdekje nuk është qetësuese, por trendi në ulje është në ulje. Ky trend do të vazhdojë, përderisa do të jemi rigorozë në zbatimin e masave të izolimit.

Në Shqipëri ishin 23 raste në 24 orët e fundit, virusi po prek dhe bluzat e bardha, si e komentoni?
E komentoj shkurtër fare, ulje e vigjilencës, e kujdesit, dhe ulje e masave mbrojtëse.

Thonë se virusi nuk është zhdukur, OBSH thotë se mund të ketë rikthim agresiv të virusit, ju si mendoni?
Në situatën që ndodhemi, mendoj se ardhja e stinës së ngrohtë, ku mundësia për të ndenjur jashtë është më e madhe, masat e distancimit, mbajtja e maskave, do bëjnë të mundur që të ketë një riinfeksion, por më të lehtë. Virusi e ka dhënë provën se mund të përhapet me shumë lehtësi dhe më të pambrojtur janë mosha e tretë.

Mund të rikthehet kolapsi?
Italia e provoi njëherë, nuk ka ndërmend ta provojë sërish. Për momentin distancimi është e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll virusin. Nuk shikoj tjetër gjë, virusi e dha provën e tij, nëse qarkullohet lirisht, është në gjendje të shkaktojë kolaps të vërtetë.

Nga analiza serologjike te mjekët, pjesa më e madhe kanë rezultuar negativë, si shpjegohet kjo?
Edhe këtu në Itali përqindja e bluzave të bardha të prekura është e njëjtë, te 15%. Kjo shpjegohet me respektimin rigoroz të rregullave. Ata që kanë qenë në vijën e parë janë mbrojtur me të gjitha mjetet, kanë ndjekur të gjitha hapat e duhura, kanë qenë të mbrojtur se nuk kanë rënë në kontakt me virusin.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYRI PËR T'U LARË NË LUMIN BUNA POR U MBYT/ Gjendet pas 24 orësh trupi i pajetë i marokenit
Previous article SADIKU NË VERSIONIN E BOKSIERIT/ "Gardiani" Berisha: Bomber, ke gjetur profesionin që të përshtatet (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT