Situata e pandemisë dhe shtrëngimi i masave të Covid-19 është tema e diskutimit në Open në Top Channel. I ftuar në emision, mjeku reanimator Krenar Lilaj foli për situatën ku tha se me këtë situatë mund të kalohet në masa më të ashpra.
‘Aktualisht situate është serioze. Mund të flas për spitalet Covid-1 dhe Covid-3. Kemi 10 pacientë në intubim dhe kemi 14 pacientë të tjerë që kanë një farë trajtimi me respirator.
Nëse vazhdohet me këto ritme do na duhet të ashpërsohen masat. Unë e kuptoj që jemi një vend i varfër dhe na duhet të punojmë, por fillimisht duhet të jetojmë”- tha Lilaj.


