• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon momentin më të keq për përhapjen e infeksionit dhe kur duhet mbajtur maska
Home
Sociale

COVID-19/ Mjeku Pëllumb Pipero tregon momentin më të keq për përhapjen e infeksionit dhe kur duhet mbajtur maska

12 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se takimi i njerëzve me të afërmit dhe miqtë në rrugë dhe grumbullimi më pas 3-4 veta për muhabet është një moment i keq për përhapjen e infeksionit.

“Unë besoj që përgjithsisht çedohet te dëshira e njerëzve për të ndaluar dhe të bëhen 3-4 veta bashkë dhe të bëjnë muhabet. Ky është momenti më i keq për të transmetuar sëmundjen sepse nëse njëri nga ne e ka, infekton të tjerët. Ndaj është shumë e rëndësishme distanca fizike. Pra ndalojnë 3-4 veta dhe bëjnë muhabet. Por virusi mund të transmetohet dhe nga spërklat më të vogla”, tha Pipero i ftuar në emisionin Open.

Më tej, mjeku tha se maskat dhe dorezat duhet të mbahen në ambiente publike dhe urban, por jo kur qytetarët ecin rrugës. Madje për këtë ai solli rastin e një çifti që kishte ndaluar vetë në rrugë.

“Virusi vazhdon të qarkullojë dhe është e domosdoshme të ruajmë distancën fizike 1.5-2 metër. Dhe në ambientet publike dhe në transportin urban duhen maska. Unë them maskat dhe dorezat rrugës nuk duhet të mbahen, nuk është e nevojshme. Unë vet shikoj njerëz rrugës, ecin burrë e grua me maska e doreza. Edhe i kam ndaluar ju kam thënë pse i mbani. Është e kot”- vijoi Pipero i cili foli për disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë hapjes së vendit.

Sipas tij, rreziku më i madh dhe frika më e madhe ka të bëjë me kontaktet fizike të njerëzve.

Duke iu referuar edhe traditës së shqiptarëve ai tha se ne bisedojmë me katër-pesë persona dhe bisedojmë për disa minuta.

Sipas Piperos nuk ka nevojë mbajtja e maskave, apo e dorezave kur janë pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa shtoi se e detyrueshme është mbajtja e maskës në ambiente publike, sikurse është transporti urban, apo mjedise me shumë njerëz, ku duhet të qëndrosh për shumë kohë me persona të tjera.

Sipas Piperos, hapja është bërë graduale dhe më mira u bë në këtë drejtim, por shton se duhet pasur vetëm kujdes nga të gjithë, sepse virusi qarkullon, por me një ngadalësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ Biontech: Rezultatet e para të vaksinës antiCOVID-19 gati në korrik
Previous article COVID-19/ Rama jep detajet e fundit: Tre pikat e nxehta që duhet bërë shumë kujdes

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT