Gjinekologu Arben Paralloi është konfirmuar pozitiv me Covid-19. Bëhet e ditur se prej dy ditësh, mjeku është karantinuar.
Kujtojmë se shumë mjekë dhe infermierë janë infektuar dhe disa prej tyre kanë ndërruar edhe jetë. Bluzat e bardha janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin dhe si të tillë janë më të rrezikuar nga virusit.
Deri tani qyteti i Elbasanit ka regjistruar 446 persona të infektuar me Covid-19. Në total numri i të infektuarve qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 21,904.


