• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjekja infeksioniste: Kemi rritje të rasteve të shtrimeve në spital, respektoni masat mbrojtëse
Home
Sociale

COVID-19/ Mjekja infeksioniste: Kemi rritje të rasteve të shtrimeve në spital, respektoni masat mbrojtëse

11 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjekja infeksioniste Entela Kolovani në një intervistë për “Abc-në e Mëngjesit”, ka deklaruar se nënvlerësimi i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit ka çuar në rritjen e numrit të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital.

Kolovari në fjalën e saj ka theksuar se rritja e rasteve te personeli mjekësor ditët e fundit ka ardhur si rezultat i mosrespektimit me përpikmëri e masave mbrojtëse nga disa mjekë dhe infermiere.

“Mendohet që menjëherë pasi u morën disa masa lehtësuese pjesa më e madhe e njerëzve kishin idenë se koronavirusi po largohet dhe për këtë pati një lëshim nga masat mbrojtëse, bëri që ne të kemi dhe një shtim të rasteve të diagnostifikuara që çon edhe në rritjen e numrit të shtrimeve. Rritja e numrit të rasteve të reja gjithashtu mund të sjellë dhe rritjen e pacientëve për kujdes intensivë. Ne e kishim paralajmëruar rifillimin e jetës në kushte ndryshe, me distancim social, me masa mbrojtëse, dhe me ruajtjen e të moshuarave dhe të personave të sëmurë me patologji të ndryshme por duket se një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. Gjithashtu dhe mjekët dhe infermierët duket se një pjesë e tyre i nënvlerësoi deri diku masat mbrojtëse”, është shprehur mjekja.

Ndër të tjera mjekja ka theksuar se tre ditët e fundit është rritur dhe numri i pacientëve të shtruar në spital.

“Mbi 50 raste të hospitalizuar ku një pjesë ka nevojë për oksigjeno-terapi. Kemi një person në intubim dhe 7 të tjerë janë në trajtim intensiv. Situata është nën kontroll dhe pas ditëve të fundit me rritjen e rasteve të reja shërbimi infektiv ka kapacitet për ta përballuar”, ka thënë ajo.

Mjekja ka bërë apel që qytetarët të rivlerësojnë situatën dhe të mos nënvlerësojnë dhe të harrojnë masat mbrojtëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNSHKRUHET DEKRETI/ Maqedonia e Veriut përgatit zgjedhjet e parakohshme gjatë pandemisë
Previous article DOSSIER/ Rrëfimi tragjik: Babai im, ish-kryeministër, senator dhe komandant i Luftës së Vlorës, në shenjë hakmarrje u vra nga...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT