• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Merkel e shqetësuar: Virusi është këtu, kufizimet do të hiqen vetëm nëse…
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Merkel e shqetësuar: Virusi është këtu, kufizimet do të hiqen vetëm nëse…

19 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane bën thirrje për respektimin e rregullave: Kush kthehet nga pushimet nga zonat e rrezikut duhet të bëjë test.

“Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të informojmë për rregullat”, tha Merkel të martën, 18.8.2020, gjatë një vizite në Dyseldorf. Ajo tha se është shumë e nevojshme që të shtohen kontrollet për maskat dhe ruajtjen e distancës. “Në këtë moment ka përparësi ruajtja e vendeve të punës dhe mbajtja hapur e shkollave dhe kopshteve”, tha kancelarja.

“Jemi në pandemi. Virusi është këtu,” tha kancelarja gjermane. Sipas saj rritja e lëvizshmërisë dhe shtimi i kontakteve sociale kanë bërë që javën e shkuar të dyfishoheshin rastet me Covid.

“Ky është një zhvillim që nuk duhet të vazhdojë kështu, e të cilin duhet ta zbusim”, theksoi Kancelarja. Ajo tha më tej se shtimi i rasteve me Covid ishte shkaktuar nga pushuesit e kthyer dhe nga festimet e shkujdesura.

Rregullat e karantinës për zbutjen e virusit janë shumë të rëndësishme, tha kancelarja. “Kush kthehet nga një zonë rreziku, duhet të testohet patjetër”. Karantina nuk është mundësi, por detyrim. “Kush del nga karantina, sepse nuk ka simptoma, megjithëse është testuar pozitivisht, i rrezikon në mënyrë masive të tjerët. Vetëm nëse bie sërish numri i infektimeve mund të ketë heqje të kufizimeve.”

Sipas institutit Robert Koch, numri i infektimeve në Gjermani gjatë shtatë ditëve të fundit (deri më 18.08.2020) është rritur gjithsej me 7 391 raste. Në raportin e datës 11.08.2020 numri më i madh infektimve nga jashtë, vinte nga Kosova./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË FIKSUARA PAS PUNËVE TË SHTËPISË DHE KUJDESIT PËR FËMIJËT/ Gratë shqiptare harxhojnë shumë pak kohë për sport dhe argëtim
Previous article PAMJET SHOKUESE/ Ja si duken pas 2 javësh disa nga 6000 të plagosurit e shpërthimit tragjik në Bejrut (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT