• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Merkel e ashpër kundër debateve për lirimin e masave
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Merkel e ashpër kundër debateve për lirimin e masave

20 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania filloi këtë javë me kujdes lirimin e disa masave kufizuese në kuadër të krizës së Coronës. Kancelarja Merkel është e shqetësuar. Ashpër ajo kritikon debatin për lirimin e masave.

Kancelarja Merkel e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë me ashpërsi debatin që po zhvillohet aktualisht në Gjermani për lirimin e masave të forta kufizuese në luftë kundër Coronës. Në një video-konferencë të presidiumit të partisë së saj, CDU, ajo është shprehur, se është e shqetësuar, që mesazhi i lehtësimit të kujdesshëm të masave ka çuar në një „orgji diskutimesh për hapjen” e tyre. Rreziku i infeksioneve me Corona është edhe më tej shumë i lartë në Gjermani, ka thënë Merkel.

Si edhe më parë është e pamënjanueshme, që qytetarët të respektojnë rregullat e distancës dhe masa të tjera mbrojtëse, tha Merkel para pjesëmarrësve në video-konferencë. Merkel citohet të ketë thënë se është „skeptike” dhe „shumë e shqetësuar”.

Konsultime të tjera më 30 prill

Kancelarja gjermane ka kujtuar se për masat e tjera do të diskutohet më 30 prill mes federatës dhe landeve. Por më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja pas një jave. Vetëm nga data 8 apo 9 maj do të kemi një përshtypje më të saktë, se si do të ecet përpara me ekonominë dhe si do të veprohet me shkollat, sipas saj.

Federata dhe landet ranë dakord që pas katër javë mbylljeje të detyruar, nga e hëna të hapen dyqanet deri në madhësi 800 metra katrorë. Detajet varet nga degët e caktuara dhe landet. Në disa lande kanë filluar shkollat për nxënësit maturantë. Por rregullat e ndalimit të kontaktit janë në fuqi deri më 3 maj. Bavaria ndërkohë ashpërsoi masat dhe futi detyrimin e maskës në të gjitha dyqanet dhe qarkullimin urban. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 60 INFERMIERË SHQIPTARË NË ITALI/ Soreca: Gjest i shkëlqyer solidariteti. Faliminderit...
Previous article "PYETJA MË E VËSHTIRË QË JA BËJ VETES NË MËNGJES"/ Rama flet për sezonin turistik: Opsion, turizmi i brendshëm

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT