Në Shkodër është rikthyer sërish vëmendja e virusit COVID-19, pasi sipas burimeve në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja.
Pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.
Ndërkohë pas dy rasteve me Covid-19 në Poliklinikën e Shkodrës ky institucion shëndetësor ka mbyllur dyert.


