• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
COVID-19 MBYLL DYERT E TEATRIT KOMBËTAR/ Dy aktorë pozitivë me virusin
Home
Kulturë

COVID-19 MBYLL DYERT E TEATRIT KOMBËTAR/ Dy aktorë pozitivë me virusin

12 January, 2022 shqipe.autor Kulturë

COVID-19 ka “mbyllur” edhe dyert e Teatrit Kombëtar. Në një kohë kur rastet me koronavirus janë rritur në mënyrë drastike, nuk i kanë shpëtuar infektimit as dy aktorë protagonistë të shfaqjes “Coriolanus”, e cila ditën e nesërme do të ishte në skenë për artdashësit.

Çfarë do të ndodhi me biletat e parapaguara?

Teatri Kombëtar në njoftimin që ka bërë ka theksuar se personat që kanë bileta për shfaqjen e datave 13-14-15 dhe/ose 16 janar mund të rimbursohen, ose bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen “Coriolanus” në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Duke marrë në konsideratë rastet e konfirmuara të dy prej aktorëve protagonistë në produksionin “Coriolanus”, rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit, numrin e madh të aktorëve të angazhuar në këtë produksion, si dhe dyshimet për raste të tjera në stafin e Teatrit Kombëtar, jemi të detyruar të pezullojmë të gjitha aktivitetet tona deri në një njoftim të dytë.

Pavarësisht zbatimit të masave dhe protokolleve të miratuara kundër përhapjes së infeksionit dhe dëshirës sonë të mirë, e kemi të pamundur të vijojmë me aktivitetet tona artistike pa rrezikuar shëndetin e publikut, aktorëve dhe stafit tonë, e për këtë arsye shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

Në kuadër të masave tona, të gjithë punonjësit që, për shkak të funksionit të tyre, kanë kontakt me publikun do t’i nënshtrohen testimit. Këtu përfshihet edhe biletaria jonë, e cila, për arsyet e sipërpërmendura, do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, datë 17 Janar 2022.

Duke ju bërë me dije se shfaqja e parë që do të zbresë në skenë pas kësaj periudhe pezullimi do të jetë “Coriolanus”, njoftojmë të gjithë spektatorët që posedojnë bileta për shfaqjet e datave 13-14-15 dhe/ose 16 Janar se:

1) Bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen “Coriolanus” në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.

2) Mund të rimbursojnë biletën e tyre pranë biletarisë tonë duke filluar nga data 17 Janar 2022, brenda orarit zyrtar [9:00-13:00 & 16:00-19:00].

Dëshirojmë t’ju falenderojmë për durimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe mjaft të vështirë për teatrin dhe artin në përgjithësi, e jo vetëm!

Shpresojmë të rikthehemi sa më shpejt në skenë e të hedhim pas krahëve këto kohë të vështira!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERA E FORTË DËMTON SHTYLLAT ELEKTRIKE/ Disa fshatra pa energji në Lezhë e Korçë (VIDEO)
Previous article PD NXJERR PAMJET DHE EMRA: Skema e sulmit të 8 janarit, mercenarët u drejtuan nga Flamur Noka! Banda kriminale e Berishës...

shqipe.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTE/ Lamtumirë Kristaq Dhamo! Shuhet në SHBA regjisori i filmit të parë shqiptar Aktualitet

E TRISHTE/ Lamtumirë Kristaq Dhamo! Shuhet në SHBA regjisori i filmit të parë shqiptar

ARTISTI SHQIPTAR PËRFUNDON NË SPITAL/ Përshkrimi i dhimbshëm: Unë u ktheva! Ai në krevatin ngjitur jo... Kulturë

ARTISTI SHQIPTAR PËRFUNDON NË SPITAL/ Përshkrimi i dhimbshëm: Unë u ktheva! Ai në krevatin ngjitur jo...

ARTI NË ZI/ Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare skulptori i njohur shqiptar, Thanas Papa Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare skulptori i njohur shqiptar, Thanas Papa

Facebook Comments

DRITAN GREMI/ Jashtë Shqipërisë, Shqipëria nuk shahet! Blog

DRITAN GREMI/ Jashtë Shqipërisë, Shqipëria nuk shahet!

EGZON ADEMI/ Nuk ua ka fajin pronari i restorantit në Sarandë, që iu ndjek me thikë në dorë Aktualitet

EGZON ADEMI/ Nuk ua ka fajin pronari i restorantit në Sarandë, që iu ndjek me thikë në dorë

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës Blog

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është? Blog

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë... Blog

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë...

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT