• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Maqedonia e Veriut iu kërkon test negativ për koronavirusin shtetasve të Kosovës që udhëtojnë tranzit
Home
Rajon

COVID-19/ Maqedonia e Veriut iu kërkon test negativ për koronavirusin shtetasve të Kosovës që udhëtojnë tranzit

19 August, 2020 Delo.autor Rajon

Maqedonia e Veriut do t’iu kërkojë shtetasve të Kosovës test negativ për koronavirusin edhe për kalimet tranzit nëpër territorin e saj.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas mbledhjes së Komisionit të Sëmundjeve Infektive ku edhe ka dalë propozimi për shkak të siç thuhet gjendjes jo të mirë epidemiologjike me koronavirurs në Kosovë.

“Pasagjerët gjatë kalimit tranzit duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, ka njoftuar Filipçe.

Testi PCR përcakton nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

Vendimi pritet të kalojë në mbledhje të qeverisë maqedonase dhe menjëherë do të hyjë në fuqi.

Maqedonia e Veriut në qershor ka vendosur ndalimin e hyrjeve për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës duke u kërkuar test negativ për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirus, por kishte lejuar kalimin e tyre transit.

Një masë të tillë me Maqedoninë e Veriut nga qershori ka aplikuar edhe Kosova, duke ndaluar edhe kalimet transit, përveç rasteve kur kalimet bëhen në mënyrë të organizuar.

Ndërkohë, Serbia nga java e kaluar ka vendosur sërish masën e ndalimit të hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut në territorin e saj pa test negativ.

Maqedonia e Veriut të martën ka regjistruar dy viktima dhe 108 persona të infektuar me koronavirus nga 1,902 mostra të testuara.

Viktimat janë nga Kumanova ndërsa numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, me gjithsej 45 raste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 13,076 persona të diagnostikuar me COVID-19, 551 prej tyre kanë vdekur, 9,625 janë shëruar ndërsa 2,900 ende janë aktivë.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 130,840 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT NDAJ COVID-19/ MASR sqaron: Viti i ri shkollor nis më 14 shtator. Ja për cilët do ketë mësim plotësues nga 31 gushti
Previous article KUALIFIKIMI MADHËSHTOR I TIRANËS/ Presidenti Halili: Tifozët do të jenë në Rinas për të na pritur, ja kujt ia dedikojmë…

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT