• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Manastirliu vlerëson punën e punonjësve sociale: Asnjë i prekur në institucione
Home
Sociale

COVID-19/ Manastirliu vlerëson punën e punonjësve sociale: Asnjë i prekur në institucione

20 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë punonjëset e Institucioneve të Përkujdesit Social në të gjithë vendin që u izoluan brenda institucioneve për të mbrojtur fëmijët pa përkrahje prindërore, ata me aftësi ndryshe, të moshuarit që jetojnë në Shtëpitë e të Moshuarve, nga rreziku i infektimit nga Covid19.

Nga shtëpia e foshnjes “Hannah dhe Rozafa”, Manastirliu tha se janë 130 punonjës që zgjodhën t’u shërbejnë fëmijëve, të moshuarve, grupeve në nevojë duke qëndruar larg familjeve të tyre.

“Zgjodhëm këtë ditë të veçantë, që është Dita Botërore e Fëmijëve Jetimë për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë. Në çdo ditë të vitit ju bëni një punë të jashtëzakonshme me fëmijët pa përkrahje prindërore. Por në këto kohë të vështira, sakrifica juaj është e paçmuar. Ne vendosëm një strategji të vetëizolimit të punonjësve socialë për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19 dhe falë sakrificës tuaj kjo strategji rezultoi e suksesshme sepse asnjë person në qendrat tona sociale nuk është prekur nga ky virus i rrezikshëm”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e bërë nga qendrat e kujdesit shoqëror në të gjithë vendin, Manastirliu tha se qeveria vendosi për shpërblimin e të gjithë punonjësve të këtyre qendrave që janë vetëkarantinuar në shërbim të fëmijëve dhe të moshuarve.

“Qeveria ka vendosur mbështetjen financiare për ju dhe së bashku me UNICEF që ka kontribuar po ashtu, përbëjnë paketën e plotë të mbështetjes në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, ku pavarësisht angazhimit me situatën shëndetësore, ne ju kemi patur gjithmonë në fokus”, tha Manastirliu.

Drejtuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Roberto de Bernardo vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare dhe u shpreh mbështetës për punonjësit e qendrave sociale, që i dhanë të gjithëve një provë të forcës dhe dashurisë që kapërcen çdo vështirësi.

“Ju keni bërë një punë të jashtëzakonëshme dhe keni të gjithë admirimin tonë dhe ne si UNICEF jemi shumë të lumtur që i jemi bashkëngjitur kësaj mbështetje për ju”, tha z. Roberto de Berndardo.

Që prej fillimit të epidemisë, punonjësit sociale në qendrat e përkujdesit janë izoluar në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe grupeve vulnerabël. Grupi i parë tashmë është rikthyer në familje dhe pjesa tjetër e stafit janë në shërbim prej 20 ditësh në institucionet e kujdesit social, të vetëizoluar. Masa e shpërblimit të miratuar nga qeveria është 55,000 lekë/muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEATRI/ Me maska por pa distancë, 8 të arrestuarit për protestën u komunikohet masa
Previous article PËRGJIMET/ Kreu i "bandës" në Kukës: Më gjej një mik për prokuroren...! "Hajde në zyrë se është gruaja e filanit"

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT