Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte sot e pranishme në pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore në “Qyteti Studenti”.
Ajo tha se deri më tani janë kryer më shumë se 55,000 teste të shpejta, me rezervimin online pranë mjekut të familjes, ndërsa shtoi se po ashtu vijon edhe testimi klasik me metodën PCR në laboratorët e specializuar.
Sipas Manastirliut, të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në vigjilencë të shtuar në këtë moment, duke theksuar se do të vijohet edhe me vaksinimin kundër COVID, për grupet më të rrezikuara.
Megjithatë ajo bëri apel që pavarësisht vaksinimit, vigjilenca nuk duhet ulur.
“Vaksinimi do të vijojë sepse ne po sigurojmë edhe furnizimin e mëtejshëm me doza dhe prite që furnizimet e para të vijnë ën shkurt. Por edhe pse vaksinimi është një armë më shumë në mposhtjen e virusit, nuk duhet ët ulim vigjilencën. Këtë muaj kemi patur një sfidë, për shkak edhe të kryerjes së vaksinës së gripit”, tha ministrja.


